• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kuriozitete

Nga fantazmat tek UFO-t, 10 fenomenet që shkenca nuk i shpjegon dot

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkenca është e fuqishme, por nuk mund të shpjegojë gjithçka. Ja cilët janë dhjetë fenomenet që shkencëtarët vazhdojnë t’i studiojnë.

 

1 – Zhurma në Taos

taos

Disa banorë dhe vizitorët në qytetin e vogël të Taos, Nju Meksiko, janë të mërzitur dhe të hutuar prej vitesh nga një zhurmë misterioze e frekuencave në ajër. Kaq e çuditshme, sa vetëm rreth 2 për qind e banorëve të Taos raportojnë se kanë dëgjuar zërin. Disa besojnë se është shkaktuar nga ndonjë akustikë e pazakontë. Askush nuk ka qenë në gjendje për të gjetur realisht çfarë zhurme është.

2 – Këmbëmëdhenjtë

bigfoot

Për dekada me radhë, kafshë të mëdha leshatore herë pas here janë raportuar se janë parë nga dëshmitarët okularë në të gjithë Amerikën. Pavarësisht nga mijëra këmbëmëdhenj që duhet të ekzistojnë, ende nuk është gjetur asgjë konkrete. Në mungesë të provave si dhëmbët apo kockat, raportimet vijnë vetëm nga rrëfimet e dëshmitarëve dhe fotot paqarta. Megjithatë shkenca nuk do të jetë në gjendje të provojë se krijesa si këmbëmëdhenjtë apo përbindëshi i liqenit Loch Ness në Skoci nuk ekzistojnë.

3 – Intuita

intuita

Nëse ne e quajmë “shqisë e gjashtë”, apo diçka tjetër, të gjithë e kemi vënë të paktën një herë në jetë intuitën në punë. Sigurisht, që në të shumtën e rasteve intuitat e nxituara janë shpesh të gabuara, por ato janë të drejta gjithashtu. Psikologët vërejnë se njerëzit në subkoshiencë marrin informacione në lidhje me botën rreth tyre, do me thënë marrim informacione pa e ditur saktësisht se si dhe pse ne e dimë atë. Por rastet e intuitës janë të vështira për të provuar apo studiuar dhe psikologjia mund të jetë vetëm një pjesë e përgjigjes.

4 – Zhdukjet misterioze

zhdukjet

Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Shumica kanë ikur nga shtëpitë, disa janë rrëmbyer apo vrarë, por shumica janë gjetur në fund. Por disa njerëz duket se janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, ka të bëjë gjithmonë me punën e policisë. Por kur provat mungojnë, edhe policia dhe shkenca mjeko-ligjore nuk mund gjithmonë të zgjidhë krimin.

5 – Fantazmat

fantazmat

Nga vepra e Shakespeare “Makbethi” tek emisioni i NBC “Medium”, shpirtrat e të vdekurve e kanë bërë prej kohësh një dalje në kulturën dhe folklorin tonë. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë hijet e dy personave. Edhe pse prova përfundimtare për ekzistencën e fantazmave mbetet e diskutueshme, dëshmitarë të sinqertë vazhdojnë të raportojnë se kanë parë, fotografuar, dhe madje edhe kanë komunikuar me fantazmat. Hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.

6 – Deja vu

dezha vu

Deja vu është një shprehje franceze kuptimi i së cilës është “e kam parë një herë” duke iu referuar ndjenjave të mistershme që kanë përjetuar një grup i veçantë të rrethanave të caktuara që kanë ndodhur më parë. Një grua mund të ecë në një ndërtesë, për shembull, në një vend të huaj ku ajo kurrë nuk e ka vizituar, dhe ti duket sikur ka qenë më parë aty. Psikologjia e njeriut mund të ofrojë shpjegime më natyraliste, por në fund të fundit shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbetet një mister.

7 – UFO-t

ufo_2387810b

Nuk ka dyshim se UFO-t (objektet fluturuese të paidentifikuara) ekzistojnë – shumë njerëz shohin gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke filluar nga avionët deri tek meteorët. Nëse janë apo jo ndonjë prej këtyre objekteve anije alienësh është një çështje tjetër që ha diskutim. Megjithatë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, disa incidente të UFO-ve gjithmonë do të mbeten te pashpjeguara.

8 – Përvojat pranë-vdekjes dhe jeta pas vdekjes

jeta vdekja

Njerëzit të cilët dikur ishin pranë vdekjes kanë raportuar disa herë përvoja të ndryshme mistike, të tilla si duke shkuar në një tunel dhe me një dritë në fund, duke u bashkuar me të dashurit, një ndjenjë paqeje, etj. Në këtë mënyrë ata sugjerojnë një ekzistencë përtej varrit. Por askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Skeptikët sugjerojnë se përvojat janë të shpjegueshme si halucinacione natyrore dhe të parashikueshme në një tru të traumatizuar, por nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se çfarë i shkakton përvojat pranë-vdekjes.

9 – Fuqitë psikike

psiko

Fuqitë psikike renditen në mesin e dhjetë fenomeneve të pashpjegueshme. Shumë njerëz besojnë se intuita është një formë e fuqisë psikike, një mënyrë për të hyrë në njohuri misterioze për botën apo të ardhmen. Hulumtuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë të kenë fuqitë psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara shkencore deri më tani kanë qenë negative ose të paqarta. Disa kanë argumentuar se fuqitë psikike nuk mund të testohen, ose për disa arsye zvogëlohen në prani të skeptikëve apo shkencëtarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë në gjendje të provojë apo të hedhë poshtë ekzistencën e fuqive psikike.

10 – Lidhja trup-mendje

truri

Shkenca mjekësore është vetëm fillimi për të kuptuar mënyrat në të cilat mendja ndikon tek trupi. Për shembull, nëse njerëzit kanë besim se kurat do të jenë efektive, kjo mund të përmirësojë shëndetin e tyre. Që do të thotë, mendimi luan rol të madh në procesin fizik të njeriut. Aftësitë e trupit për t’u vetë shëruar janë të mahnitshme.

Next Post

Ish-kreu i Bashkisë Përmet merret i pandehur nga Prokuroria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com