• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

by E B
12/07/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna mes të miturve, një fenomen tashmë mjaft i përhapur, vijon të mbetet shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Psikologët theksojnë se në formimin e sjelljeve të dhunshme ndikojnë një sërë faktorësh si mjedisi familjar, social dhe vështirësitë në menaxhimin e emocioneve.

“Së pari ka të bëjë me mjedisin në të cilin je rritur, familja është mjedisi i parë. Çfarë ofrohet në familje, si zgjidhen problemet në familje, si është komunikimi familjar, sa i njohur është fëmija me dhunën që në vegjëli. Më pas do kaloj tek mjedisi fizik, i cili bëhet  nga shkolla, është edhe  nga komuniteti, sa të qasshëm janë ata, çfarë shoqërie ka, çfarë mentaliteti ka, çfarë dukurish apo forma të argëtimit ata zgjedhin. Mjedisi online është një faktor tjetër që vitet e fundit është ndër faktorët më të rëndësishëm mbi ndikimin e dhunës. Sepse fëmijët e kanë edhe më të lehtë të shfaqen ashtu siç edhe nuk janë, online, të hakërrehen apo të hakmerren apo të shantazhojnë apo të bëjnë presion nëpërmjet mjedisit online”, tha Borjana Dine, psikologe

Sipas profesionistëve të shëndeti mendor, roli i psikologut është thelbësor në identifikimin dhe menaxhimin e problemeve emocionale te fëmijët si edhe ne parandalimin e rasteve të dhunës.

“Mund të themi që roli i psikologut është bërë edhe më vendimtar. Mendoj që është thyer pak tabuja e të kuptuarit mbi rolin e psikologut. Në këtë prizëm fëmijët e kanë shumë të rëndësishme që fëmijët të shprehin emocionet e tyre që psikologu të jetë aty në rreshtin e parë për të kuptuar gjendjen emocionale dhe psikologjike të një fëmije bashkë edhe me stafin. Ata janë personat e parë që mund të shikojnë luhatjet e një fëmije. Roli i psikologut të shkollës është vendimtar për të kuptuar mirë gjendjen, për të menaxhuar  rastin, për të kuptuar se ku duhet të ndërhyhet dhe me cilat institucione apo aktorë të tjerë duhet të bashkëpunojë për të ardhur sa më në ndihmë në mënyrë që të mund të parandalojmë rastet”, shtoi Dine.

Psikologia nënvijëzon se komunikimi i vazhdueshëm me fëmijën është një nga elementët më të rëndësishëm në parandalimin e këtyre fenomeneve.

“Prindërit duhet të jenë shumë vigjilent, janë baza, janë hapi i parë, janë ata që njohin më mirë fëmijët e tyre. Komunikimi është shumë i rëndësishëm, të kenë një zgjidhje dhe të punojnë për zgjidhjen. Shkolla është edukator edhe mësuesit dhe psikologët, punonjësit social,  oficerët. Institucionet duhet të punoj më fort dhe ligji duhet të ndryshojë”, tha psikologia.

Pak ditë më parë një 17-vjeçare u dhunua brutalisht nga dy 15-vjeçare, ndërsa një tjetër filmonte skenën e dhunës. Pamjet të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale, ngritën shqetësime mbi agresivitetin e akumuluar mes të rinjve, të cilët fatkeqësisht zgjedhin dhunën në vend të komunikimit.

Next Post
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

Ndarja nga jeta e ish-Amirit të Katarit, reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com