• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga emrat e kandidatëve te Begaj, zgjimi i stonuar i opozitës

by Ylli Pata
01/10/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Nisja e debatit për emrat e kandidatëve për kryetar bashkie të Tiranës, ku sot janë përmendur tre emra që vijnë jashtë Partisë Demokratike, ka pasur impakt të mirë në opinion. 

Qoftë si pasojë e reputacionit të emrave të përmendur: Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florjan Hackaj, qoftë edhe për zgjimin më në fund të opozitës për të bërë politikë. 

Diskutimi dhe debati për kandidatin është pastërtisht një politikë, çka është punë për çdo forcë politike. Sa real është ky diskutim dhe a do të merren për bazë propozimet që dalin nga debatet nga lidershipi i PD, përkatësisht Berisha, kjo është punë tjetër. Gjithsesi, punë siç është edhe ajo batuta e famshme e filmit: ka sat ë duash për sot edhe për nesër. Përveç Tiranës, opozitës i duhet të gjejë edhe 5 kandidatët e tjerë. 

Megjithatë, “buzëqeshjen” e mbështetësve të opozitës, ua ka ngrirë në buzë Gazment Bardhi, pore dhe eksponentë të tjerë të opozitës, që kanë nisur një sulm të egër ndaj Presidentit Bajram Begaj. 

Një luftë politike, që duket po bëhet me qëllim për të zbehur entuziazmin që solli për pak orë dalja e emrave që nuk vinin nga “Kulla e Barit”. Dhe kjo është qartësisht një makinacion që hyn në ustallëkun e mjeshtrit të madh. 

Lufta ndaj Bajram Begajt, është vetëm një batare në ajër me fishekë gjurmlënës për të bërë zhurmë e lënë shenjë, por jo një goditje e objektivit. 

Kreu i shtetit nuk është fare një objektiv politik i opozitës, siç normalisht nuk ishte Erion Veliaj, për mënyrën dhe formën siç u agresua pas humbjes së zgjedhjeve të 2023. 

Kemi të bëjmë me një logjikë absurde, pasi në fund të fundit, Presidenti Begaj, ka dekretuar sipas votës që edhe këshilltarët e PD-së kanë dhënë për Erion Veliajn. 

Nëse PD do të kishte mbajtur një qëndrim të qartë politik për Veliajn në këshillin bashkiak, prat ë mos u atashohej kërkesës së mazhorancës, kishte çdo të drejtë të merrej me Begajn. 

Për dekretin e të cilit, me arsye ka një debat juristësh e konstitucionalistësh, të cilët do të vijojnë me krejt legjitimitet. Ajo që mund të bëjë PD, përtej sharjeve të Bardhit dhe deklamimeve të Gjekmarkajt, është dërgimi i dekretit të kreut të shtetit në Gjykatën Kushtetuese. 

PD, i ka të gjitha atributet ligjore, pore dhe mundësitë profesionale për ta ndërmarrë këtë hap që nuk është thjeshte logjor, por edhe një mënyrë reale e të bërit politikë, siç është politikë debati për emrat e kandidatëve. 

Dalja e treshes së tre intelektualëve krijoi një përshtypje se kishim në “Zgjim të vonë” të opozitës pas një shock-u që u gjend nga bomba e Edi Ramës më 11 shtator. 

Por me atë që ndodhi më pas, ky zgjim doli i stonuar, e sipas të gjitha gjasave me një qëllim që ngjan me politikën e vjetër që ka prodhuar “Kulla…”. Nuk është fare problemi ndërkaq sulmi ndaj kreut të shtetit, por realisht ai nuk është fare objektiv politik apo kundërshtar i opozitës. Është Edi Rama dhe mazhoranca… TemA 

 

Next Post
Presidenti zgjodhi sahatin

Presidenti zgjodhi sahatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In