• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Emina Çunmulaj tek Fadil Berisha/ “Muza Competition”, stilistët e Kosovës në Tiranë, Veliaj: Këto janë ditët e mira të shqiptarëve

by Java News
15/06/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot një grup artistësh nga Shqipëria e Kosova, pjesë e Muza Competition, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022.

Artistët, personazhe shumë të njohur, si fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, etnografja Afërdita Onuzi, modelja me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, stilisja ikonë e fashion-design Enada At’Nikolla, stilist Valdrin Sahiti, aktorja e mirënjohur, njëkohësisht edhe deputete e Parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, si dhe një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri nëpërmjet pikturave të tij, Helidon Haliti, do të jenë pjesë e jurisë së spektaklit që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Veliaj tha se shqiptarët vërtet janë një komb i vogël, por kur është fjala për kulturë e art, mund të japin kontribut të madh.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që Fadil Berisha dhe stilistët, artistët dhe disa nga njerëzit që e duan të bukurën në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, me origjinë shqiptare, pra kombi ynë kudo ndodhet në këto treva, janë mbledhur bashkë për të vlerësuar më të bukurën. Vërtet ne shqiptarët jemi ndarë në disa shtete të vogla, por duke qenë se flasim një gjuhë unike, që nuk e flasin miliarda njerëz, duke qenë se kemi pasur një histori të vuajtur, shanset i kemi më të mëdha të fitojmë betejën duke investuar ne kulture dhe art,” u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se shqiptarët sot duhet të krenohen me arritjet dhe jo të krijojnë ndasi. “Ne po jetojmë ditët tona më të mira. Sot kemi kryeministër në një Kosovë të pavarur dhe të lirë, kemi një kryeministër shqiptar në Mal të Zi, nje fqinj shumë miqësor me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi patjetër kryeministër të Shqipërisë dhe qeverisje të Shqipërisë, por vjet kishim drejtimin e OSBE-së, tani jemi në Këshill të Sigurimit. Eshtë shumë e rëndësishme të ‘pickojmë’ veten edhe kur na kap zelli për të thënë diçka më tepër seç duhet, për t’u kujtuar se këto janë ditët e mira të shqiptarëve – ditët e zeza i kemi lënë pas. Nuk duhet te harrojme sa mire jemi dhe të krijojme probleme nga hiçi,” nënvizoi Veliaj, duke shtuar se edhe misioni i “Muzës” është që të shërojë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se shqiptarët po bëjnë emër sot kudo në botë. “Fakti që sot kemi histori suksesi kudo, të atyre që këndojnë në opera, që kërcejnë në balet, të atyre që kanë pushtuar skenat e botës si Dua Lipa, Rita Ora, Ermal Meta, ata që sot bëjnë dizajn për disa nga emrat më të rëndësishëm të modës edhe të personazheve publikë, unë besoj që kemi gjasa të jashtëzakonshme që ta fitojmë këtë betejë,” deklaroi Veliaj.

Sipas Veliajt, organizime si “Muza”, shërbejnë për të promovuar më të mirën e gjeneratës së re të artit shqiptar: “Secili prej nesh ka një përgjegjësi, të kalojë stafetën tek një brez tjetër. Kur shikoj që historitë më të mëdha të suksesit në këtë fushë janë mbledhur për të gjykuar se kush mund të prodhojë modë dhe dizajn me etnografinë tonë, me vlerat tona, me simbolikat tona, pa u bërë patetikë, pa mbetur në folklorin e vjetër, por si mund ne të gërshetojmë modernen me atë që është tradita jonë dhe që është trashëgimia jonë, ky është një lajm fantastik.”
Muza Competition synon aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetësimin e elementeve etnografike në fushën e fashion-it dhe dizajn-it.

Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” 10 finalistët e pëzgjedhur nga të gjitha trevat do të do të prezantohen me 10 veshje nga koleksioni i tyre fitues./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In