• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga emigrimi fëmijë te ngritja e kompanisë “Call center” me 20 mln euro xhiro, historia e Agronit

by A R
19/01/2017 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja italiane corriere.it i ka dedikuar një artikull të veçantë sipërmarrësit shqiptar Agron Shehaj, i pari që nisi shërbimin e call center në Shqipëri. Nga emigrimi në moshë të vogël e deri te ngritja e ‘mbretërisë’ siç e cilëson vetë e përditshmja.

Shikim drejt objektivit, xhuboks gri, orë plastike në dorën e majtë dhe dy gishta të ngritura lart në shenjë ngazëllimi. Mars 1991, stacioni hekurudhor i Monguelfo (Bolzano).

“Jam unë, kur isha 13 vjeç. Fotoja është e Guido Perinit, një fotograf vendas i cili ndodhej aty për të dokumentuar mbërritjen e emigrantëve shqiptarë”, thotë Agron Shehaj, duke treguar foton.

Rreth një çerek shekulli më pas, pas atij zbarkimi me familjen nga Vlora është bërë një nga ‘padronët’ e call center në Europë. Intercom Data Service (IDS) ka 15 zyra në Shqipëri, më shumë se 3,000 të punësuar, në masën më të madhe shqiptarë, ndonjë prej tyre italian dhe anglez. Xhiroja vjetore 20 mln euro, me seli qendrore në zonën e ish-Bllokut, dikur vendi ku strehohej diktatori dhe ‘delfinët’ e tij.

Zbarkimi në Brindisi

Ai, Agroni, i përket valës së parë të emigrantëve shqiptarë.

“Zbarkova në Brindisi pas një udhëtimi të gjatë në një anije ushtarake shqiptare”, kujton ai.

“Tentuam të hyjmë përmes ambasadës italiane në Tiranë për të kërkuar azil politik, por atë ditë, zyra ishte e mbyllur. U kthyen në Vlorë, pritëm rastin më të mirë. Në udhëtim ishin unë, mamaja, babai, vëllai i vogël dhe qindra bashkatdhetarë të tjerë. Një udhëtim i gjatë, por ne fëmijët na vendosën që të flinim. U zgjova nga zhurma e helikopterit mbi kokë dhe nga bankina e Portit të Brindisit. Pak orë më pas, unë dhe familja ime hipëm në një tren që do të na çonte drejt veriut të Italisë. Na zbritën në Monguelfo dhe mikpritja ishte e jashtëzakonshme, banorët e zonës na ofronin ushqime e veshje. Pak ditë më vonë, një zotëri na ndaloi në rrugë dhe mua dhe vëllait na dhuroi një biçikletë”.

E kundërta e Shqipërisë

Efekti nga vendi? “Një parajsë! Kishte rregull që ne nuk e kishim parë kurrë, çdo gjë ishte e bukur dhe e kuruar. Krejt e kundërta e Shqipërisë”.

Tre muaj më vonë, familja e tij u transferua në Bolzano.

Më pas djaloshi u transferua në Firence, ku nisi të studionte për ekonomi dhe tregti në universitet.

“Në pritje për të diskutuar tezat, bëra disa takime për të parë mundësinë për të punuar në ndonjë bankë në Milano dhe aty kuptova se mund të ishte e mundur që të hapeshin në Shqipëri shërbime call center, siç bënin italianët për amerikanët”. Shqiptarët flasin italisht, kostoja e punës ishte e ulët, përse të mos e ofronim këtë shërbim për sipërmarrjet që ndodheshin përtej Adriatikut? Lindi kështu në nëntor 2005, IDS, kompania që futi në krizë sektorin në Itali.

“Megjithatë, kam kufizimet e mia. Linjat e mia telefonike nuk duhet të ofrojnë shërbime që dëmtojnë njerëzit. Si rrjedhim nuk do të kishte shërbime që mund të ofronin shërbime të ndaluara për të miturit, kumar, investime në financa të rrezikshme, lexim letrash etj”.

Kohët e fundit ka investuar te shërbimet dixhitale.

Te “Local Web” (ofron promovim kompanish dhe shitje të shërbimeve të tyre që veprojnë si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Itali: “Chebuoni.it” e “Homepal”.

“Shqipëria ka bërë shumë progres, por ka ende punë për të bërë”.

A keni menduar ndonjëherë që t’i futeni politikës?

“Jo, faleminderit. Mund të kontribuohet për komunitetin edhe përmes sektorit privat, duke krijuar vende të reja pune”, ia pret shkurt.

I martuar me një shqiptare (e cila pret që të marrë pasaportën italiane) me dy fëmijë ka vendosur që të transferohet në Milano. “Në familje flitet shqip. Fëmijët kanë lindur në Itali, gjuha e tyre kryesore është italishtja, por duhet të mësojnë edhe gjuhën e prindërve. Origjina nuk duhet harruar kurrë”./Monitor/a.m.

Next Post
Çfarë nuk u pa në Kuvend/ Shënimet e Blushit, Patozi si “turist”, Berisha “zë” karrigen e Nokës, Doshi takon Gjiknurin

FOTO/ Votimi elektronik? Deputeti i PD e ka mendjen...te loja “Candy Crush”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com