• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga emigrantë në turistë nuk është më një shaka, ja shifrat e shqiptarëve që zgjedhin Greqinë për pushime

by Java News
03/08/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Turist shqiptar”, shakaja më e shkurtër e viteve ’90 tashmë është bërë realitet. Këshu e nis raportimin media greke “News247”, e cila publikon disa të dhëna sa i përket numrit të shqiptarëve që vizitojnë Greqinë për pushime.

Ndonëse shumë shqiptarë përdorin afatin tre mujor të Shengenit për të punuar në Greqi dhe jo për turizëm, e vërteta është se numri i shqiptarëve që zgjedhin vendin fqinj për turizëm ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1 milionë e 121 mijë e 472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm me një rritje prej 19 për qind. Nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.

Ky studim ka publikuar të dhënat edhe për shpenzimet që shqiptarët turistë bëjnë në këto rajone dhe shifrat janë të konsiderueshme. Në Maqedoninë Perëndimore shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-ën rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët.

Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë, sipas studimit të publikuar nga media greke, në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro. Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.

g.kosovari

Next Post
Rama batuta me komentuesit për Bashën e Kryemadhin: Luli Arithmetics dhe Fakulteti i Shkencave të Filxhanit

Rama batuta me komentuesit për Bashën e Kryemadhin: Luli Arithmetics dhe Fakulteti i Shkencave të Filxhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com