• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga dyshimet për bandën e shqiptarëve tek rrëfimi i të atit/ Ekzekutimi i bosit të mafies greke ngre “në këmbë” autoritetet

by Java News
26/04/2022 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e bosit të mafies greke Giannis Skaftorou një ditë më parë ka vënë në lëvizje autoritetet për kapjen e autorëve.

55-vjeçari po festonte Pashkët me familjen e tij në shtëpinë e prindërve në momentin kur katër persona që mbërritën me dy motoçikleta zbrazën kallashnikovin duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave, ai i ruhej një atentati të tillë pasi dilte shumë rrallë ndërkohë që edhe familjarët e tij ishin të vetëdijshëm për jetën që ai bënte.

“Kemi pasur fatkeqësinë që fëmijët tanë që në moshën 35-vjeçare të përfshiheshin në ngjarje të tilla. Ne i vizitonim nëpër burgje për t’u dërguar ushqime. Si unë ashtu edhe gruaja ime nuk mbajmë morëm asnjë qindarkë nga djali ynë, mes parave që vinin nga krimi.

Tani në pleqëri dhe me shëndetin e rënduar kullosim dele dhe dhi nëpër male dhe kujdesemi për nipërit dhe djemtë tanë”, ka thënë babai i tij.

Giannis Skaftouros ishte pjesëtar i grupit që u akuzua për rrëmbimin e Perikli Panagopulos për të cilin dyshohet se mori një shpërblim prej 30 milionë eurosh, para të cilat nuk u gjetën kurrë.

Skaftouros dyshohet se kishte qenë në vëzhgim nga ana e një grupi kriminal prej katër vitesh me radhë. Pikërisht në këtë kohë ai ndodhej në burgun e Korydallos kur u sulmua nga një i burgosur shqiptar.

Gabimet e ekzekutorëve

Dëshmitë dhe materialet e marra nga kamerat e sigurisë janë vënë nën lupën e hetuesve për të rindërtuar rrugën që kanë ndjekur katër ekzekutorët, për të zbuluar ndonjë lëvizje të dyshimtë nga ana e tyre.

Tani nuk ka më dyshime se autorët e kishin ndjekur për një kohë të gjatë viktimën dhe e goditën në një ditë kur ai ishte më i pambrojtur, pasi truprojat e tij ishin me leje për shkak të festës së Pashkëve.

Autoritetet thonë se as dita dhe as vendi i kryerjes së krimit nuk ka qenë i rastësishëm. “Jo rastësisht ata zgjodhën ta vrisnin në fshatin e tij pasi arratisja do të ishte shumë më e thjeshtë”.  

Dyshimet janë se porosia për vrasjen e tij është dhënë nga burgu, nga një ekip kundërshtar që kishte për qëllim të dominonte zonën ku ai ishte aktiv. Ndërkohë një tjetër pistë hetimi ka të bëjë me dyshimet brenda bandës.

Nuk është hera e parë që individë të caktuar brenda grupeve kriminale kërkojnë të marrin kontrollin duke eliminuar kështu drejtuesin për t’u fuqizuar./ panorama

g.kosovari
Next Post
Avokati i njohur: Peticioni kundër Yuri Kim, përpjekje e dështuar e Berishës! SPAK, i dobët dhe i përzier në Lalz

Avokati i njohur: Peticioni kundër Yuri Kim, përpjekje e dështuar e Berishës! SPAK, i dobët dhe i përzier në Lalz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In