• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga dyshimet për atentatin e Rinasit te arratisjet spektakolare, kush është Ylli Zalla që u kap pas disa muajsh në kërkim

by E B
17/08/2026 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Zalla është arrestuar këtë të hënë (17 gusht 2026) nga Policia e Shtetit, pas nëntë muajsh në kërkim.

49-vjeçari u kap në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisë”, pas një serie operacionesh të dështuara për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në operacion morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Por kush është Ylli Zalla dhe përse prej nëntorit të vitit 2025 ishte një nga personat më të kërkuar nga policia?

Në kërkim pas atentatit në Rinas

Emri i Ylli Zallës doli në vëmendje të policisë në nëntor 2025, pak ditë pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë Muçi Shaljani, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Më 14 nëntor 2025, tre ditë pas atentatit, policia zbuloi një arsenal armësh në një banesë në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas policisë, armët i përkisnin Ylli Zallës, i cili u shpall në kërkim.

Në banesë u gjetën 3 kallëpë tritol, 12 granata dore sulmuese, lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës dhe celularë të përshtatur për shpërthim. Gjithashtu, u sekuestruan 4 armë zjarri, 8 krehra dhe pjesë armësh, rreth 6 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 2 kilogramë e 25 gramë Cannabis Sativa.

Në atë kohë, policia po hetonte edhe një lidhje të mundshme të 48-vjeçarit me atentatin e Rinasit.

Një nga pistat e hetimit lidhej me përplasjet e grupeve kriminale të zonës së Niklës dhe Fushë-Krujës me grupin ku bënte pjesë Gilmando Dani. Sipas raportimeve të kohës, grupi hetimor kishte dyshime se Zalla u shërbente grupeve kriminale të kësaj zone duke u siguruar armë.

Megjithatë, në atë fazë policia nuk kishte prova që ta lidhnin drejtpërdrejt me ekzekutimin dhe hetimet vijonin.

Një tjetër arsenal në shkurt

Pavarësisht se ishte në kërkim, Zalla vijoi të ishte në qendër të operacioneve të policisë.

Më 20 shkurt 2026, në fshatin Zall të Fushë-Krujës, policia zbuloi një tjetër arsenal të madh armësh dhe lëndësh shpërthyese, pranë banesës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u gjetën dhe u sekuestruan 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 74 kapsolla detonatore, materiale të dyshuara C4 dhe 11 kallëpë dinamiti.

Gjithashtu  u gjetën edhe 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh, 2 silenciatorë, rreth 9 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6 kilogramë Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia deklaroi se nga hetimet e para dyshohej se posedues i arsenalit ishte Ylli Zalla dhe e shpalli atë sërish në kërkim.

Arratisja nga operacioni i qershorit

Më 23 qershor, policia zhvilloi një tjetër operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në fshatin Zallë.

Në aksion morën pjesë DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale RENEA.

Por edhe këtë herë Zalla arriti t’u shpëtonte forcave të policisë. Sipas njoftimit zyrtar, pasi konstatoi shërbimet e policisë, ai u largua dhe u fut në pyll, duke përfituar nga errësira.

Në banesën e tij u gjetën një pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular që dyshohet se nuk mundi ta merrte me vete, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Në banesë u gjet edhe vëllai i tij, E. Z., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për një tjetër ngjarje kriminale.

Ndërkohë, një 55-vjeçar nga i njëjti fshat u arrestua, pasi policia dyshoi se kishte njoftuar dhe ndihmuar Zallën të largohej nga banesa kur kishte konstatuar mbërritjen e forcave të policisë.

Tritoli në derën e banesës, një ditë para arrestimit

Gjatë natës së 15 gushtit 2026, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës u regjistrua një shpërthim me lëndë plasëse në banesën e tij.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës. Shpërthimi shkaktoi dëme në godinë, ndërsa automjeti i parkuar pranë banesës, në pronësi të Zallës, u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht.

I arrestuar edhe më parë për bomba artizanale

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për policinë.

Sipas të dhënave të raportuara ndër vite, rreth 12 vjet më parë ai ishte arrestuar për prodhim të bombave artizanale. Në atë periudhë, ai ishte përfshirë edhe në një procedim që lidhej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Po ashtu, ndaj tij kishte pasur dyshime për lidhje me grupin ISIS.

Next Post
Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Evropa nën pushtetin e flakëve, zjarre masive nga Belgjika në Spanjë, viktima dhe qindra të evakuuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com