• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Duka i krimit”, te “Rama me krimin”

by Java News
28/02/2019 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ç’prej kohësh e sot e kësaj dite, në shumë paraqitje publike të kreut demokrat Basha, krah tij si aleat gjendet dhe një ish-“kokë e krimit”. Bëhet fjalë pra për “Dukën e krimit”, kreun e PAA-së Agron Duka, ish-ministrin e Bujqësisë në qeverinë Nano të viteve 2002 – 2005, i cili jo aq për postin që mbante – askush nuk është trazuar me ministrat e Bujqësisë – por për staturën që kishte si njeri influencash të mëdha në pellgun Durrës – Shijak, u shndërrua në simbol të akuzave vullkanike të Berishës në ato vite, duke u krahasuar me kokat e klanit të Zemunit në Serbi, pasi vetë koka ishte Nano.

Interesant po ta dinin emisarët e PE-së në takim me Bashën, se teksa ky i fundit po denonconte krimin qeveritar, njeriu krah tij ishte një nga “kriminelët” e dikurshëm të shënjestruar nga një opozitë që drejtohej nga Berisha, e që ishte në të njëjtën linjë psiko-politike me këtë të Bashës sot. Prezenca në çdo dy – tre fjali e fjalës “krim”, është dëshmia më kokëforte e kësaj.

Agron Duka krah Bashës e jo vetëm, është domethënëse për shumëçka nga ajo që ndodh sot në ligjërimin akuzues të PD-së. Këtu është rasti për të kujtuar se pas vitit 2005, sapo kjo parti u ngjit në pushtet, i ndaloi si me buton të gjitha akuzat ndaj qeverisjes Nano. Ky i fundit, së bashku me dy emra të tjerë simbol të masakrimit verbal, Anastas Angjelin – “mamuthin e korrupsionit”, e padyshim Agron Dukën – “Dukën e krimit”, gjetën më së fundi qetësinë. Tek e fundit synimi ishte përmbushur: ata nuk ishin më në qeverisje, e Berisha ishte kthyer më në fund pushtet. Për liderin demokrat llogaria ishte mbyllur.

Dy vjet më vonë, Berisha do ishte mëse i qartë në devizën e tij politike plot amoralitet politik, se çdo rival përballë tij ishte njeriu i çdo të zeze, e kjo derisa t’i zinte rrugën drejt pushtetit. Ai do takohej miqësisht me Nanon e rënë nga vafti, por ende me kredenciale në PS, për t’i diktuar kësaj të fundit nën drejtimin e Ramës hyrjen në zgjedhjet lokale pas një paralajmërimi për bojkot.

Dhe, me ende në vesh mitralimet verbale të Berishës ndaj Nanos, teksa i shihnin ashtu të vëllazëruar, gazetarët pyetën kryeministrin demokrat se a i qëndronte ai akuzave për ish-rivalin e tij socialist? Dhe Berisha, komod me pushtetin, me një nënqeshje cinike, pa pyetur për moralin, u tha se ato ishin vetëm për arsye elektorale. Një sinqeritet tronditës, që më mirë mos ta dëgjoje!

Kjo skenë po përsëritet sot, ku dyshja Berisha-  Basha i janë vërsulur me të njëjtin fjalor mizor rivalit politik, duke futur sërish në përdorim kartën e “krimit”, e këtë, si për ironi, duke patur në krah dhe një “kriminel” të dikurshëm; pra Agron Dukën.

Për hir të së vërtetës, qeverisja Rama është gjithë mëkate, edhe në raport me krimin, por e djeshmja është një leksion i trishtë se e njëjta gjë do kish ndodhur edhe sikur Rama të shkëlqente. Opozita e sotme, është po ajo e gjithmonshmja, në çdo kohë e me çdokënd, madje dhe në kushte qeverisjeje, që edhe nëse nuk ekziston djalli te kundërshtari politik, duhet ta krijojë me patjetër atë.

Basha, më mirë ta besonte vërtet se ka përballë një kriminel, sesa të luante teatër sikur e ka. Sepse të paturit e Dukës në krah, jep të kuptuar se është në të dytën, brenda një roli që mësoi nga Berisha.(Tesheshi)

Next Post
EMRI/ Bie bashkë me një masiv shkëmbor, gjen vdekjen inspektori i HEC-it të Moglicës

Vdes nëna pasi lindi binjakë dhe një nga foshnjat, ishte prekur nga virusi AH1N1

Comments 1

  1. ppa says:
    8 years ago

    Bukur dhe sakte gjithcka; por ky A. Duka , me qendrimin e tij ku duhet futur ? Cfare e detyron te kapet pas pushtetit si kolltukofaget e Nolit?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com