• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

by Os De
10/12/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara.

Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit.

Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti paralajmëroi se vendimet gjyqësore për pagat dhe rritja e ndikimit të trupës gjykuese përbëjnë një sfidë të re për balancat e shtetit.

“Nuk e di se cili është mekanizimi i matjes së punës për të bërë pagesën. Tek sistemi i drejtësisë nuk e shikoj këtë. Sistemi i pagave ndërtohet në bazë të hierarkisë së shtetit. E gjithë kjo fabul, ka lindur nga një ndërhyrje që është shumë e çuditshme, sepse në Shqipëri prej kohës në emër të vendosjes së një drejtësie të pavarur, kemi prodhuar një korporatë. Kjo doli dukshëm me pezullimi e zëvendëskryeministres, duke ndërhyrë deri në nivelet më të larta të sistemit. Një prokuror i zakonshëm me këtë dispozitë që ka tani, mund të arrijë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin. Nuk ekziston mekanizmi.

Kur ndërmarrja e drejtësie shkon në kompetencat e politikës, ndërhyn Parlamenti, i cili ka për detyrë që ta zbërthejë dhe ta bëjë transparence para qytetarëve. SPAK ka frikë të përballet me Parlamentin. Nëse kryeministri e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që është brenda sistemit. Drejtësia mund ta intimidojë çështjen, duke pretenduar se po i bëhet presion. Është korporatë, nuk është më Republikë Prokurorësh. Sfidë të tillë nuk kam dëgjuar asnjëherë. Ç’janë këto rroga që merren me vendim gjyqësor?! Nuk merren rrogat më vendim gjyqësor! Trupa gjykuese është bërë e pushtetshme edhe në shtetformim”, tha Meçe.

Next Post
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luhet për ëndrrën “Botëror”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri

Luhet për ëndrrën “Botëror”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In