• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga “Dosja 339” te kokaina dhe grupi “Bajri”/ 170 dosjet që do hetohen nga prokurorët e SPAK

by Java News
26/10/2019 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi se SPAK do të ngrihet brenda muajit Nëntor. Mësohet se 8 prokurorët e parë që do të emërohen në këtë strukturë, do të hetojnë rreth 170 dosjet më të forta të ndodhura në organin e akuzës, nga 590 që janë në total.

Numri voluminoz i dosjeve, ka bërë që prej më shumë se një jave, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur inventarizimin e tyre, të cilat tashmë do tu duhet tu kalojnë në duar 8 prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion.

Dosjet që do të hetojë SPAK-u, kanë të bëjnë me ato vepra të rënda kriminale, e kryesisht ata persona që i kanë kryer këto vepra, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Disa nga dosjet më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë, “Dosja 339”, e goditjes së 4 grupeve kriminale midis tyre edhe “Avdylajt” e Shijakut, përgjimet e të cilëve nxorën në hap edhe emrin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Trafikimi i 613 kg kokainë, si dhe ai i 137 kg kokainë. Dosja e grupit “Bajri”, si dhe dosje të tjera për falsifikimin e letërnjoftimeve, apo të cilësuar si dosjet e klandestinëve.

Po ashtu, një tjetër dosje që SPAK do të hetojë është edhe arrestimi i 18 personave dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim, zyrtarë e ish zyrtarë të Kadastrës në Durrës, të akuzuar se kanë tjetërsuar 68 mijë metër katrorë tokë në Kepin e Rodonit, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Mes tyre, edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.

Ndërkohë, një tjetër prioritet që ka për detyrë SPAK, është edhe izolimi që do tu bëhet të burgosurve me rrezikshmëri të lartë në kuadër të sistemit “41 Biz”.

Ashtu siç e shikon edhe ligji, drejtuesi i SPAK duhet të hartojë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do të izolohen në burgjet shqiptare. Mësohet se lista përmban të paktën 270 emra, të cilat janë persona jo vetëm të dënuar me vendim të formës së prerë, por edhe ata të hetuar për një sërë veprash të rënda penale.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Një tjetër breshkë uji gjendet e ngordhur nga banorët në plazhin e Velipojës

VIDEO/ Një tjetër breshkë uji gjendet e ngordhur nga banorët në plazhin e Velipojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In