• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ‘dora’ e Metës, te opozita e ndarë/ Begaj u zgjodh President me 78 vota, gjithçka që ndodhi dje në Kuvend

by
05/06/2022 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Begaj është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë. Në sallën e parlamentit ditën e djeshme nuk mungoi asnjë prej 74 deputetëve të PS-së, duke e bërë të sigurt zgjedhjen e ushtarakut për President.

Presidenti i Republikës që u propozua nga socialistët arriti të zgjidhej në raundin e katërt ku kërkohet shumicë e thjeshtë dhe mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

I pari që e uroi ishte dhe ai që e zbuloi emrin e tij, vetëm një një ditë para së shtunës, Edi Rama. Ai la vendin e të e tij në Parlament, dhe u ul tek karriget e deputetëve, afër Bajram Begajt,  i cili prej fillimit të seancës ishte ulur tek llozhat e sallës, nga ku ndoqi një për një deputetët tek votonin për të.

Në një sallë që u braktis nga deputetët e PD-së, procesi i votimit nisi dhe përfundoi pa zhurmë dhe pengesa. Nga opozita të vetmit deputetët që votuan ishin ata të LSI-së dhe të PDIU-së. Pas finalizimit të procesit, Bajram Begaj nuk preferoi të jap një mesazh. Por nuk mungoi nga Edi Rama, që nuk i dha rëndësi numrit të votave por mbylljes së procesit.

“Nuk ka asnjë rëndësi se ka qenë përfundimi aritmetik. Ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë se PS është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet dhe aktiviteti si shumicë të shkojnë me interes të vendit.”

PS që në fillim kërkoi një figurë të kundërt nga Ilir Meta.

“Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm. Se kemi pritur kurrë dhe se kemi kërkuar kurrë një konsensus me të vdekurit. Ne kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët, dhe këtu kuptoj njerëzit që besojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht me këtë figure”.

Megjithatë për të hyrë në zyrën e presidentit, Bajram Begaj duhet të presë 24 korrikun, atëherë kur i mbaron mandati Ilir Metës. Ndonëse u mendua që Meta mund të shfaqej si pengesë për socialistët në zgjedhjen e presidentit të ri, kjo nuk ndodhi për pasuesin e tij, ushtarakun Bajram Begaj.

Begaj dorëzoi te Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të forcave të armatosura. Por ligji i forcave të armatosura sanksionon që ushtarakët në shërbim aktiv nuk mund të zgjidhen dhe as të emërohen në detyra të tjera shtetërore. Lirimin nga detyra e dekreton Ilir Meta, si Komandat i Forcave të Armatosura.

Disa orë pas diskutimeve Meta publikoi një video nga Stambolli, ku ishte për një vizitë zyrtare. Duke e firmosur lirimin nga detyra e ushtarakut aktiv, Bajram Begaj shkoi drejt Parlamentit, për marrjen e postit të Presidentit, në mënyrë të sigurt.

Madje pasi Begaj u votua në parlament Ilir Meta e ka uruar përmes një postimi në Facebook. Meta ka ndarë foton e Begajt në momentin kur është mësuar se është zgjedhur President duke e uruar për detyrën e re si kreu i shtetit.

Kurse nga ana e opozitës ka pasur kontestime. Kjo e fundit nuk ja doli që t’i marrë maxhorancës të drejtën për të propozuar Presidentin, megjithatë 26 përfaqësues të saj ishin në seancë plenare.

Në mes të një përplasjeje të forta numrash dhe lëvizjesh deputetësh, demokratët u treguan të kujdesshëm që votat e tyre në votimin e fshehtë të mos rridhnin. Enkelejd Alibeaj ja doli të bindë deputetët e tij të mos shkojnë në seancë plenare dhe të bojkotojnë  por Berisha dhe deputetët e tij kishin një tjetër strategji.  Kishin paralajmëruar se do të votonin kundër çdo kandidati që do të sillte Edi Rama në Parlament. Grida Duma nuk është pjesë e atij që njihet si grupimi i Sali Berishës, por  qartë ka vendosur të mos jetë në rreshtin e Enkelejd Alibeaj ndaj edhe nuk ju përgjigj kërkesës së tij për bojkot.

Në seancë krahas Dumës mori pjesë edhe Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji. Katër aleatët historik të PD ishin në seancë për të respektuar procesin. Por jo për të shprehur vullnetin përmes votës.

LSI u zotua përmes Monika Kryemadhit se 3 votat e deputetëve të saj që morën pjesë në seancë do të ishin kundër,  Bajram Begajt.

Tre deputetët e PDIU erdhën në seancë por nuk mbajtën një qëndrim për votën e tyre. Sali Berisha kërkoi që përpara se të niste procesi i votimit të shprehej për shkeljen e kushtetutës që mazhoranca po konsumonte me kandidatin për President. Pas kësaj Berisha dhe deputetët e tij, bojkotuan votimin.

/e.d

Next Post
Rriten 40 – 60% çmimet e pronave në bregdet: Sa mund të blihet një apartament

Rriten 40 – 60% çmimet e pronave në bregdet: Sa mund të blihet një apartament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In