• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nga Donaldi tek Donaldi, në pritje të një “fermani”

by S M
06/01/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka pasur një lloj ngazëllimi tek mediat pranë opozitës, në lidhje me njoftimin se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vendosur të largojë ambasadorët amerikanë të caktuar gjatë mandatit të Presidentit Obama. Natyrshëm në këtë përllogaritje është përfshirë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në fakt “ngrirja” ose kërkesa për dorëheqje formale apo edhe largimi i titullarëve të trupit diplomatik, është një procedurë e kahershme në politikën e jashtme amerikane, sa herë që ndërrohet kreu i Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë njohësit e diplomacisë amerikane venë në dukje se largimi i ambasadorëve pas zgjedhjes së një presidenti të ri, prek më së pari titullarët diplomatikë që konsiderohen si politikë. Pra ata ambasadorë që nuk vijnë nga shërbimi dhe që nuk kanë karrierë diplomati. Donald Lu nuk është një ambasador politik dhe teorema e “spastrimit” diplomatik të Presidentit Trump mund të mos e verë fare në shënjestër. Gjithsesi, si shumë e shumë procese që ndodhen pezull brenda dhe rrotull Shtëpisë së Bardhë, edhe fati i ambasadorëve të SHBA do të vendoset pasi presidenti të ketë bërë betimin. Në praktikën diplomatike amerikane, ambasadori është formalisht i dorëhequr në çdo moment të karrierës së tij.

“Fermani” i mundshëm i largimit të ambasadorit Lu sjell sjell në fakt në tregun e debatit e analizës politike një tjetër temë të lidhur me të: atë të marrëdhënieve disa herë konfliktuale e traumatike që ka pasur një segment i klasës politike shqiptare, me ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në vendin tonë. Dhe në këtë rrafsh mandati shqiptar i Donald Lu nuk bën përjashtim.

Duke hequr mënjanë ambasadorin e parë amerikan Uiliam Rajerson, njeriun që shoqëroi periudhën e ndryshimit të sistemit në Shqipëri, thuajse të gjithë pasardhësit e tij kanë pasur me kalimin e viteve, marrëdhënie të acaruara me të djathtën dhe kreun e saj historik Berisha. Që nga Marisa Lino, Joseph Limpreht dhe me vonë John Uithers e Aleksandër Arvizu, rregullisht kurba e marrëdhënieve mes tyre dhe të djathtës shqiptare ka njohur rënie me kalimin e javëve e muajve.

Emblematik është ambasadori i parafundit Arvizu, i cili e mori detyrën mes tensionit të ngjarjeve dramatike të 21 janarit (mbahet mend kur e quajti Berishën burrë shteti), për të kaluar më pas drejt një ftohjeje e acarimi gradual me ish-kryeministrin. Fati i Arvizut është metaforë dhe sintezë e raporteve përgjithësisht problematike që Berisha dhe PD kanë pasur me ambasadorin amerikan të rradhës në 25 vjetët e fundit.

Ngjarje madhore si zgjedhjet e vitit 1996, incidentet e rënda të një viti më pas, Gërdeci, 21 janari dhe konflikte të tjera që kishin të bënin me gjyqësorin, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ato të mediave e opozitës në veçanti, kanë qenë rregullisht subjekte përplasjesh  të ambasadorëve amerikanë me të djathtën, në opozitë apo në pushtet.

Donald Lu nuk është përjashtimi nga rregulli, por është “normaliteti” i një raporti historikisht të vështirë, që vijon të mbetet i tillë edhe pse në krye të partisë demokratike ka ardhur Lulzim Basha. Konflikti që prodhoi mes PD dhe ambasadës së SHBA reforma në drejtësi, ku Lu por edhe Vlahutin u detyruan t’i drejtohen më shumë se një herë me tone të ashpra opozitës, për të dhënë konsensusin për reformën, tregon se do të duhet të rrjedhë ende ujë nën ura, para se të kemi një ambasador amerikan që ka marrëdhënie normale me të gjitha palët politike në vend. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe një ndër pengjet e ambasadorit Lu, deri ditën kur do të lerë detyrën. Me ose pa urdhrin e prerë të Donaldit tjetër. Presidentit të SHBA!

Next Post
FOTOT/ Roberto Mancini pushime në ‘St Barths’… me të dashurën e tij të re

FOTOT/ Roberto Mancini pushime në 'St Barths'... me të dashurën e tij të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com