• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga doktori i mirë te vjedhësi i kuajve

by Frrok Çupi
18/02/2021 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A na duket vetja ‘të gjithë të bërë pis’?, apo këta po na detyrojnë të mitizojmë doktorin që u kap në vjedhje dhe ta ndjejmë veten ‘të gjithë njësoj’?… Prej ditësh ka plasur kjo luftë, tashmë jo me vjedhjen e njërit, por me në ‘të gjithë’.

Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vjedhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pisllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske;  që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin krimin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.

Sjellja e doktorit:

Sa ka thënë hetimi deri më sot, dhe sa ka marrë vesh bota mbarë, ‘doktor i mirë’ është, por nuk e prekte pacientin nëse i sëmuri nuk i paguante 2 mijë euro, të paktën. Kishte ngritur skuadrën, rrugën e parave, listën e pacientëve; makina i punonte deri në detaje. Skema u zbulua për shkak të një lidhjeje me një skemë tjetër kriminale në Drejtësi. Nesër lidhja mund të shtrihet deri në arat me misër, ose në parcelat e kanabisit, ose në thertoret e qytetit, ose në universitet. Me siguri zgjatimi i parë do të jetë në fushatën e zgjedhjeve politike që priten.

Më duket se të gjithë po bluhemi së bashku në flluskën e veseve. Kush ka shpëtuar nga pisllëku nuk mund të shpëtojë nga ata që e mbrojnë. O do të bëhen të gjithë si vjedhësi, o nuk ka rrugë!. Kjo është çështja.

Pse duhet të bëhemi ‘të gjithë vjedhës’?

Politika e korruptuar mbron veten me çdo mjet. Deri tani një president, një kryetar partie, një deputet, një mjek, një ministër…, na kanë bërë thirrje t’i bashkohemi doktorit. Vetë doktori ka thënë se është pjesë në politikë…

A mund të bëhemi të gjithë vjedhës? Me shpresë të zotit, jo. Po a na projektojnë  kështu? Deri më sot na kanë projektuar si ‘gjithë populli ushtar’, ‘të gjithë fajtorë e të gjithë bashkëvuajtës’, ‘të gjithë të barabartë’…. Shpëlarja e turit edhe me rastin e ‘doktorit të mirë’, ka për qëllim që të na bëjnë njësoj. Në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave: vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.

Vallë, bota tjetër si u mbrojt nga damka ‘të gjithë vjedhës’?

Kjo nisi shpejt, fillimisht me vjedhësit e kuajve. Nuk mund të vinin deri te floriri nëse nuk kishin vjedhur kuaj, ose të paktën lopën e fshatit. Për herë të parë që u mbyllën kufijtë në New England para luftës civile, në vitet 1700 e ca, kufijtë u mbyllën për të ndaluar vjedhësit e kuajve që vinin nga shteti tjetër. Pastaj, për herë të parë që krijuan një parti të pëlqyeshme dhe që jetoi deri në shekujt e vonë, krijuan ‘partinë ndjekëse’ të vjedhësve. Derisa vjedhësit e kuajve u fuqizuan dhe krijuan banda. Por aty edhe ra miti i vjedhësve. Vjedhësit ranë sepse u veçuan prej ‘të gjithëve’, edhe pse të fuqizuar.

Ndërsa këta tanët po na shtyjnë prapa, deri përtej viteve njëmijë e shtatëqind. Duan të na bëjnë ta shikojmë veten ‘të gjithë vjedhës të kuajve’ dhe ata të fshihen sikur janë ‘të gjithë’ Ne pra do të jemi ata.

Next Post
Fauci: Do ta bëj vaksinën publikisht kundër Covid-19

Variantet e reja të Covid kërcënojnë botën, Fauci: Ja "armët" tona për t'i luftuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com