Nga e hëna listës së bizneseve që qëndrojnë hapur përveç farmacive dhe supermarketeve do t’i bashkohen edhe dyqanet e vogla, byrektoret, fast-foodet, dyqanet e elektroshtëpiakeve, luleve, si dhe tregtia me shumicë e një sërë artikujve. Por për të garantuar mbarëvajtjen dhe ruajtjen e punonjësve, E-albania ka publikuar edhe një udhëzues për të gjitha subjektet që do të hapen. Ky protokoll duhet të zbatohet me rigorizitet nga çdo biznes, në të kundërt do të aplikohen masat administrative dhe do të mbyllen nga autoritetet. Kështu, përveç maskave e dorezave, një rëndësi në këtë protokoll ka edhe evitimi i kontaktit fizik mes punonjësve. Konkretisht, shtrëngimi i duarve, përqafimet dhe të tjera metoda kontakti përshëndetjeje janë të ndaluara.
PROTOKOLLI I PLOTË:
UDHËZUES PËR “REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME NDAJ SUBJEKTEVE TË BIZNESIT QË LEJOHEN TË ZHVILLOJNË AKTIVITETIN NË KUSHTET E LEHTËSIMIT TË MASAVE TË MARRA PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19”
Qëllimi i këtij udhëzuesi është të orientojë dhe t’u rekomandojë punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19 duke sjellë zvogëlimin e transmetimit te infeksionit midis punonjësve për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambienti pune të shëndetshëm. Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 tek punonjësit brenda ambienteve të biznesit.
Zbatimi i këtij udhëzimi siguron:
1. Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve
2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë
3. Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit
– Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektante për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.
– Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë.) Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.
– Punëdhënësi duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjenën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme.
– Punëdhënësi të rekomandojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jokontaktuese të përshëndetjes.
– Punëdhënësit duhet të hartojnë politika të brendshme të subjektit siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksible të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose / dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri- tjetri.
– Punonjësve t’u kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektantëve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave. (Mbështetur ne Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve)
– Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri- tjetrit dhe postet e ndërsjellta të punës.
– Punëdhënësit duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes duke përdorur vënien e gropëzës së brrylit përpara gojës dhe hundës.
– Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas
orarit të lejuar.
-Punëdhënësit duhet të inkurajojnë:
• Zbatimin e vendeve të punës fleksibël (p.sh., punë në distancë)
• Zbatimin e orëve fleksibël të punës (p.sh., ndërrime të orarit të punës)
• Rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve në vendin e punës
• Rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve dhe klientëve (p.sh., përmes ndarjeve)
• Zbatimin e opsioneve fleksibël të takimit dhe udhëtimit (p.sh., shtyrja e takimeve ose ngjarjeve jo thelbësore)
• Uljen e disa shërbimeve apo produkteve
• Ofrimin e shërbimeve nga distanca (p.sh. telefon, video ose ueb)
• Dorëzimin e produkteve përmes marrjes në dorëzim sipas një plani dhe duke siguruar distancat përkatëse
– Bizneset duhet të praktikojnë pastrimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve dhe elementëve të tjerë të vendit të punës si psh. si stacionet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfektante të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS për pastrimin e mjedisit në objektet (jo të kujdesit shëndetësor) të ekspozuar ndaj Covid-19)
– Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.
– Për dezinfektim mund të përdoren dezinfektuesit shtëpiak më të zakonshëm si dhe të tjerë sipas udhëzimeve të MSHMS. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të gjitha produktet e pastrimit dhe dezinfektimit (p.sh., përqendrimi, metoda e aplikimit dhe koha e kontaktit, etj.).
– Punëdhënësit duhet të këshillojnë punëtorët që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme, të pastrohen dhe dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit. Gjithashtu duhet të sigurohen pastruesit e mundshëm në mënyrë që sipërfaqet e përdorura zakonisht (për shembull telekomandat, tastierat mjetet dhe pajisjet e tjera të punës etj.) mund të fshihen nga punonjësit para çdo përdorimi.
– Nëse në një subjekt, një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv me Covid 19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun e biznesit dhe administratorin, i cili më pas njofton NJVKSH-në përkatëse
– Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetëizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike dhe për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun e familjes si dhe të njoftojnë mjekun e biznesit dhe administratorin.
– Administratori i subjektit duhet të largojë punonjësin nga puna për të qëndruar në shtëpi nëse ai shfaq shenja klinike dhe duhet të njoftojë menjehere brenda 24 oreve NJVKSH-në dhe ISHP-në.
– Nëse ka një rast të dyshuar me Covid 19 nga mjeku i biznesit apo ndërmarrjes duhet të njoftohet menjëherë NJVKSH dhe ISHP.
– Të minimizohet kontakti midis klientëve dhe punonjësve duke i zëvendësuar takimet fizike me komunikime online.
– Administratorët e bizneseve duhet të vendosin elementët e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë si dhe rregullorja mbi tërësinë e masave të minimizimit të transmetitmit te COVID-19 të jetë e afishuar në mënyrë sa më të dukshme
– Çdo biznes duhet të ketë një mjedis të caktuar të izoluar për një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse.
– Çdo biznes që ka më shumë se 5 persona rekomandohet të vendosë kamera të survejancës për të vëzhguar nëse masat epërcaktuara të higjenës dhe kujdesit zbatohen me saktësi.
– Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepsi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtoreve kalon normën e lejuar për sipërfaqe në m2 duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar, duke patur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyrë të detyrueshme.
– Të konsiderohen përmirësimi i kontrolleve inxhinierike duke përdorur sistemin e ventilimit të ndërtesave. Kjo mund të përfshijë disa ose të gjitha aktivitetet e mëposhtme:
• Rritja e niveleve të ventilimit
• Rritja përqindjes se ajrit në natyrë që qarkullon në sistem. Mbështeur në nivelet rriskut nga niveli jeshil deri në nivelin e kuq për trasmetimin e infeksionit COVID-19, të gjithë subjektet që janë në nivelin jeshil duhet përdorin dorezat, maskat mbrojtëse.
Respektimi i distancës 2 m, vendosja e shenjave të pritjes në rradhë, afishimi i mundësisë së blerjeve online, rezervimi takimi online apo me telefon, vendosja e xhamit mbrojtës klient-shitës, dezinfektim i ambientit, larje para hapjes dhe pas mbylljes sidomos i tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt me duar, ajrimi sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS për pastrimin e mjedisit në objektet (jo të kujdesit shëndetësor) të ekspozuar ndaj Covid-19)
– ISHSH duhet të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.
– Bizneset duhet të jenë të përgatitura që vlerësimi në mënyrë sistematike i situatës epidemiologjike (rritje e rasteve pozitive, shtim i rasteve të hospitalizuara etj.) do të sjellë për pasojë rishtrëngim të masave të lejuara.
g.kosovari