• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga deputete në kandidate e PS për Bashkinë e Vlorë, Mersini: Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është mision shpirtëror

by Os De
07/10/2025 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brunilda Mersini, e cila aktualisht është deputete e Partisë Socialiste, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas përzgjedhjes së saj për të qenë kandidate për kryebashkiake të Vlorës. 

“Të kandidoja për të përfaqësuar qytetin tim si deputete ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte një thirrje për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri. 

Me mirënjohje dhe me ndjesinë e  thellë të përgjegjësisë, sot  më besohet kandidatura për Kryetare të Bashkisë së Vlorës. 

Ky nuk është një udhëtim ambicieje personale, por një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë qytetit tonë. 

Çdo takim me ju, që më besuat në kandidaturën si deputete, çdo bisedë në rrugët e Vlorës, çdo dorë e shtrirë me mirësi, më ka dhënë forcën për të ecur përpara. Keni qenë pranë meje në çdo hap, me besim, me kurajo dhe me atë ndjenjë të thellë përkatësie që vetëm vlonjatët dinë ta japin. 

Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është më shumë se detyrë, është mision shpirtëror. Dhe sot, ky mision merr një përgjegjësi të re: të punoj, me gjithë energjinë, përkushtimin dhe dashurinë time, për të patur një Vlorë që i ngjan njerëzve të saj të ndershëm, punëtorë, krenarë dhe plot dritë. 

Faleminderit Kryeministrit Edi Rama për besimin e treguar 

Faleminderit drejtuesit politik, Bledi Çuçit për besimin dhe vlerësimin! 

Faleminderit strukturave të Partisë Socialiste për mbështetjen e vazhdueshme, dhe mbi të gjitha, juve, qytetarëve të Vlorës, që më keni dhënë arsye çdo ditë për të besuar më shumë te forca e bashkimit dhe e dashurisë për qytetin tonë. 

Ju premtoj se do të jem gjithmonë pranë jush, duke dëgjuar, duke punuar, dhe duke e vënë zemrën në çdo gjë, që të gjithë bashkë do të bëjmë. 

Për mua, kjo nuk është thjesht një garë politike, është një rrugëtim zemre për Vlorën. 

Me mirënjohje dhe vendosmëri të palëkundur! Së bashku për Vlorën tonë, qytetin që jeton në çdo zemër vlonjate”,- shprehet Brunilda. 

Next Post
Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegj Zgjedhor

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegj Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

October 29, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

October 29, 2026
“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

October 29, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit

October 29, 2026
VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!

October 29, 2026
Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

October 29, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

October 29, 2026
Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

October 29, 2026
Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In