• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga data 10 shtator çelet në Tiranë ekspozita “Novela grafike nga deti”

by A R
08/09/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 10 shtator, në Tiranë do të çelet ekspozita “Novela grafike nga deti”, kushtuar skicave bashkëkohore, e organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Tiranës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor ndërsa hyrja do të jetë e lirë.

Gjashtë artistë shqiptare dhe ndërkombëtarë do të ekspozojnë vepra të pabotuara të frymëzuara nga deti si një metaforë për të treguar botën dhe peizazhin, si një element gjenerues që bashkon kulturat, si një hapësirë për takim, kalim, përfshirje dhe zbulim.

Ekspozita është kuruar nga Elisabetta Tramacere dhe Donata Bologna, në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative, me festivalin ndërkombëtar Comicdom Con Athens dhe është koordinuar nga Jonid Jorgji dhe Alice Bottega. Në Shëtitoren Murat Toptani do të ekspozohen vepra të pabotuara të artistëve: Shpend Bengu (Shqipëri), Gianluca Costantini (Itali), Thomas Gilbert (Francë), Elena Gogou (Greqi), Roberta Muci Joe1 (Itali), Marco. Paschetta (Itali).

Ekspozita është pjesë e projektit më të madh “Nga perspektiva e detit. Festivali i përhapur i novelave grafike në juglindje” synon rritjen e kulturës së novela grafike bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe sheh bashkëpunimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, pjesë e Bashkisë së Tiranës. Projekti është koordinuar nga Bibliomuseale di Lecce në bashkëpunim me Diabolo Edizioni, LedA Laboratori, Picturebook Fest dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës së Athinës, Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, Agjencisë së Industrisë Kreative, Vitamina HUB, Universitetit Marin Barleti, Comicdom, BJCEM – Association Internationale pour Biennale des Jeunes Créateurs d’ Europe et de la Méditerranée dhe Instituti i Kulturave Mesdhetare, Creative HUB.

/a.r

Next Post
“Michelle ndahet nga Obama sepse është homoseksual”, heshtje nga familja e ish-presidentit për lajmin e bujshëm

"Michelle ndahet nga Obama sepse është homoseksual", heshtje nga familja e ish-presidentit për lajmin e bujshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com