• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Nga dashuria te financat/ Astrologu zbulon si do të jetë shtatori për 12-ta shenjat e Horoskopit

by Java News
06/09/2022 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte i ftuar astrologu Hysgen Dauti. Ai bëri parashikimin për muajin shtator duke u ndalur te të 12 shenjat e Zodiakut, nga dashuria, financat deri te sfidat që do të hasen.

Dashi

Ka qenë goxha i favorizuar gjatë periudhës së verës dhe po arrin në një pikë që kërkon të ketë plane më afatgjata dhe më të larta. Shtatori është momenti që i bën atë ndalesën stop që t’i marr gjërat më me qetësi. Dashi ka plane dhe nisma të reja këtë periudhë, ku do të jetë pjesëmarrës. Projektet dhe punët kanë ardhur nga spontaniteti, zgjerimi i kontakteve, nga rrethet e zgjeruara shoqërore. Por marrëdhënia me njerëzit, kolegët dhe sidomos marrëdhënia në çift fillon të ketë keqkuptime dhe fillon të ketë ngatërresa. Është e rekomandueshme të kalojë në një formë izolimi, mbrojtje me njerëzit dhe të kërkojë evitimin e problemeve, të mos presi t’i konkretizojë me shumë shpejtësi.

Demi

Situata e Demit është goxha kaotike. Tani që ndodhet në retrograd Demi preket në identitet, në vetvete, në vendime, në njerëzit që mban afër dhe në misionin e jetës që po bën. Ka qenë një periudhë paqësore ku ka pasur qetësi dhe kjo gjë e shqetëson se nuk ka energjinë e duhur për ta përballuar. Po ashtu, fillon përballjen me njerëzit për shkak të neglizhencës. Pra, do ishte shumë më e saktë që Demët të marrin vendime, nëse nuk duan diçka të heqin dorë, sa të luftojnë dhe ta mbajnë zvarr atë punë, po ashtu dhe atë marrëdhënie.

Binjakët

Janë të favorizuar, pra ndryshe nga çdo shenjë nuk do kenë kriza aq të mëdha. Nuk do kenë aq ankth sa shenjat e tjera. Kjo për arsye se është një periudhë shumë e mirë e zgjerimit të kontakteve, bashkëpunimesh. I vetmi problem është në komunikimin në marrëdhëniet në çift, sepse Binjakët kanë kohë të gjata që kanë luhatje. Pra, marrëdhënia që ata po shtyjnë është një marrëdhënie ku ka konflikte të vazhdueshme, por nuk po avancon asgjë. Ata do vendosin të avancojnë vetë, nëse pala tjetër nuk po avancon nuk do të jetë më një problem për ta. Mund t’i shohim Binjakët në pika shumë të larta në karrierë, në famë, në promovim, jo domosdoshmërisht në shtator, por aty vjen nisma e projekteve.

Gaforrja

Ajo ç’ka lidhet me Gaforren këtë muaj, është imazhi, reputacioni. Vazhdimisht, diskutohet se çfarë po bëjnë me jetën, disponibiliteti i Gaforreve është shumë i ulët dhe puna është shumë e lartë. Mund të jetë duke ju marrë fryma me punë, por ndihen më të mirë dhe më të vlefshëm sesa për të investuar në njerëz dhe situata të panevojshme sepse duan të jenë produktiv dhe kjo shkakton sukses të mëvonshëm. Por fillimisht probleme, mërkuri në retrograd i shkakton probleme në familje, probleme nga hiçi të vazhdueshme. Pjesa e karrierës dhe punës është e favorizuar. Nuk dua të harroj pa thënë që mund të përballen me një dashuri të madhe Gaforret dhe të rëndësishme.

Luani

Kanë favorizim nga ana e dashurisë dhe romancës në muajin shtator. Një marrëdhënie që mund të ketë 2-3 muaj dhe duan t’i japin vazhdimësi. Çfarë është pak kritike është sektori i punës. Mund të ketë Luan që mund të kenë punë të re në një shtet të ri, mund të kenë dilema, a të kthehen mbrapsht, por kjo nuk do të ndodhi. Pavarësisht, problemeve që mund të japi shtatori, që mund të jetë përballja e menjëhershme me kolegët. Kjo për shkak se puna e tyre do të ketë transferime, do ketë lëvizje, ndryshime dhe Luanët do t’u duhet të përshtaten.

Virgjëresha

Është muaji i tyre. Kanë kaluar krizën e vitit lidhur me financat dhe partneritetin. Këtë muaj e kanë favorizimin për t’i vënë gjërat në rregull. Vetëm një problem do të jetë nga fundi i muajit, ku Mërkuri në retrograd nga Peshorja do kalojë te Virgjëresha. Mund të jetë fundi pak problematik, por për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Maksimumi, ndonjë sherr në çift, por jo diçka shumë e madhe. Është momenti i tyre që të zgjidhin shumë gjëra dhe në shtator të vendosin mirë. Diçka që mund të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë ndërrimi i një pune.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta? Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve.

Akrepi

Akrepi ka favorizimin më të mirë lidhur me anën e karrierës, lidhur me kontratat e punës. Kjo gjë i ka ndjekur përgjatë verës, i ndjek edhe në shtator. Ama problemi është te dashuria, sepse Urani që ndodhet në retrograde te Demi i prek ata drejtpërdrejtë. Prek anën e tyre në çift, mund të kemi lidhje shumë të gjata që kalojnë në krizë, mund të kemi zbulimi i një tradhëtie. Por jo të gjithë mund të trembemi, ka dhe çifte të shëndetshëm. Janë në një ambient toksik tani, si edhe në ambiente pune.

Shigjetari

Shigjetarët fatmirësisht shijuan njëv verë shumë të mirë financiare, me pushime të bukura. Tani duhet t’i rikthehen familjes, sepse viti ka qenë totalisht familjar. Familja kërkon shumë fokus, shumë Shigjetarë që mund të jenë fejuar ose martuar gjatë verës po i hyjnë një jete familjare që është shumë e re për ta. Mos të përqendrohen shumë në gjëra që kanë ulje dhe ngritje, duhet të bëjnë diçka që është stabël, qoftë edhe hapja e një biznesi është e favorizuar për pjesën e mbetur të 2022.

Bricjapi

Bricjapët e shkretë po përqendrohen shumë te karriera, te puna, te financat, por kanë një dashuri momentalisht që i shkakton drama. Mos është problemi te ata vetë që i mohojnë emocionet dhe nuk i japin rëndësi. Pastaj do të duhet të përballen me një krizë të madhe në dashuri. Do t’u duhen të gjejnë një balancë mes karrierës dhe dashurisë. Natyrisht pala tjetër do e ndjejë neglizhencën. Ata kanë nevojë për partnerin, prandaj duhet të gjejnë një balancë.

Ujori

Kanë ecur në një rrjedhë shumë të bukur për gjatë veres. Kanë pasur shumë suport në projekte dhe biznes, ndihma nëpërmjet miqve. Në shtator do të kthehen në investime, te financat. Nëse gjatë verës i mblodhën, tani do tu duhet ti investojnë. Kështu që kurseni sa më shumë këtë muaj. Sa për dashurinë, do të gjejnë harmoninë përgjatë verës. Kështu që i ktheni merreni më shtruar, më ngadalë. Këto njohjet e verës mos i merrni në konsideratë se do jenë afatshkurtra.

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet./abcnews

Next Post
Dhunoi e tentoi të digjte të dashurën, arrestohet Ardit Çela

I kërkuan 6 mijë euro të riut në rrjetet sociale duke përdorur ID të rremë, policia i zbulon dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In