• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga dashuria për atdheun te puna e SPAK, ish-presidenti Alfred Moisiu: Ky është shekulli i shqiptarëve

by Java News
22/06/2024 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditmir Bushati në podcastin e tij Public Square diskutoi me të vetmin president konsensual në Shqipëri, Alfred Moisiu.

Në fjalën e tij, Bushati thotë që shumëçka ka ndryshuar që atëherë por nevoja për ndryshim cilësor, vetëdije kombëtare, qeverisje të pastër dhe ushtrim të përgjegjësive politike, është më e madhe se kurrë.

Duke folur mbi situatën me drejtësinë, ish-Presidenti Moisiu thotë se beson te SPAK ndonëse ka kritika për ngadalësi.

“Kam kritikuar dhe që njerëzit që do punojnë në drejtësi, duhet të jenë njerëz të çliruar nga disa mentalitet dhe duhet të mendojnë vetëm për detyrën.

Ne jemi vend i vogël dhe ti nuk je vetëm ti, ke një grua, një motër, një vëlla, një djalë a vajzë.

Keta janë ustallarë, pasi sulmojnë ato e jo ty, që ta ndjesh ti dhimbjen dhe të kesh presion familjar në fisin tënd. Duhen zgjedhur njerëz që janë të vendosur”.

Atdheu

Për ish-Presidentin Moisiu ndjenja që kemi ne për atdheun nuk mund të jetë një gjë e improvizuar. Duhet të jetë e lindur, e edukuar. “Shpesh herë e kam thënë edhe kur kam shkuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në takime të ndryshme me shqiptarët, u kam thënë që, unë i përkas një brezi që në‘36-’37- ën këndonim në shkollë “për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri”. Kalamaj ishim, po ama ndjenjën e kishim”, vijon ai.  Njeriu me një karrierë të gjatë nën uniformë kujton vitet si student dhe si në atë kohë ka kultivuar ndjenjen për atdheun.  “Konvikti ishte regjim ushtarak dhe nuk levizje, por të shtunë e të dielë shkoja në Bibliotekën Kombëtare dhe i kam lexuar librat e parë “Për mbrojtjen e atdheut” dhe “Lulja e kujtimit” dhe janë librat që më kanë edukuar pse dhe si duhet ta duash vendin, kombin tënd. Kjo është shumë e rëndësishme”, thotë ai.

Shekulli i shqiptarëve

Ky shekull, nëse mund ta quajmë kështu, është shekulli i shqiptarëve. Sipas ish-Presidentit kemi vendosur shumë të drejta që më në fund na i kanë dhënë dhe tjerët. Mund të themi që Europa ka pasur një impakt, jo dhimbshurie, por ka reflektuar në mënyrë pozitive duke negativizuar veprimet e kaluara. Por, prapë po ta shikosh nguron se janë tendencat e vjetra. Unë kam folur kudo në konferenca ku më është dhënë rasti që, ‘shikoni, lodheni kot me Vučić, nuk mund të bëhet Vučić perëndimor, ka marrë fund’.

Ne po e shpërdorojmë kohën që na ka vënë historia nëdispozicion dhe duhet të bëjmë kthesë. “Unë i kam bërë thirrje dhe Akademisë tonë të Shkencave edhe Akademisë të Shkencave të Kosovës dhe politika jonë e mbrojtjes duhet të jetë kombëtare. Ne duhet të mbrohemi si komb. Nuk bëhet duke bërë ca thirrje jepi kaq para Kosovës, nuk është problemi aty. Problemi është tek mentaliteti. Kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë përsa i përket mbrojtjes si komb duhet të kenë mendime të përbashkëta. Që në fakt nuk i kanë”, përfundon Moisiu./m.j

Next Post
Sms në emër te institucioneve dhe politikanëve, zbulohet skema e mashtrimit ku kërkohen lekë nga “personazhe të njohur”

Sms në emër te institucioneve dhe politikanëve, zbulohet skema e mashtrimit ku kërkohen lekë nga “personazhe të njohur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Koreja, dëshmi se historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama: Koreja, dëshmi se historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

May 20, 2026
Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In