• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga BREXIT, te përballja me Trump… Sfidat e kryeministrit të ardhshëm britanik

by A R
23/07/2019 07:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ëtë të mërkurë Britania vendos kryeministrin e saj të ri, pas dorëheqjes së Theresa May për shkak të mos-krijimit të kushteve të duhura për Brexit. Është pikërisht Brexit ‘patatja e nxehtë’ dhe sfida më e vështirë që do të hasë kryeministri i ri britanik, megjithatë jo sfida e vetme.

Rinegocimi i Brexit

Marrëveshja që ka bërë Theresa May nuk u pranua disa herë rrjesht nga parlamenti anglez, i cili kërkon rinegocimin e marrëveshjes së daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Megjithatë kjo do të jetë shumë e vështirë, pasi burokratët evropian kanë deklaruar disa herë që marrëveshja që Theresa May ka bërë me to nuk mund dhe nuk do të ndryshohet.

Përgatitja për një dalje nga BE pa marrëveshje

Kandidati kryesor për kryeministër, Boris Johnson ka thënë që Britania duhet të përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje, që duhet të ndodhë në 31 tetor, me çdo kusht. Gjithsesi, kjo është shumë e vështirë. Joe Owen nga Instituti për Qeverisjen tha për Business Insider se kryeministri i ardhshëm do të hyjë në zyrë dhe shpejt do të kuptojë rrezikun e madh se Britania do të jetë më pak e gatshme në tetor sesa në mars për një Brexit pa marrëveshje. Kjo është e vërtetë! Një Brexit pa marrëveshje do të kishte pasoja shumë të rënda dhe të pakthyeshme për ekonominë e ishullit britanik, ndaj masat duhet të merren që në fillim.

Përgatitja për zgjedhje të përgjithshme

Parlamenti britanik ka votuar në mënyrë të përsëritur kundër Brexit, qoftë me marrëveshje, qoftë pa marrëveshje. Duke pasur parasysh se të dy kandidatët, Hunt dhe Johnson kanë premtuar ta realizojnë Brexit me çdo kusht, ata në fund të fundit nuk do të kenë zgjedhje tjetër veçse të shpallin zgjedhjet e përgjithshme për rikonfirmim të votës popullore dhe ristrukturim të parlamentit.

Përballja me problemet e tjera të Britanisë

Kur May u bë kryeministre, ajo u zotua të trajtojë padrejtësitë në vend, si pabarazia e të ardhurave, mungesa e strehimit të përballueshëm dhe kriza në kujdesin social. Sidoqoftë, në vend që të merrej me këto çështje, aktiviteti i saj ka qenë dominuar plotësisht nga Brexit, duke lënë pa bërë shumë gjëra të tjera. Të dy Johnson dhe Hunt janë të vendosur të mos bëjnë të njëjtin gabim dhe kanë shpallur një sërë politikash të guximshme dhe të shtrenjta për t’u ndërmarrë sapo të zgjidhen si kryeministër.

Përballja me Trump

Edhe pse marrëdhënia e Hunt dhe Johnson me Trump është shumë e mirë, ky i fundit është gjithmonë i paparashikueshëm dhe ka treguar se mund të shkaktojë kriza të mëdha dhe të panevojshme diplomatike. Çfarëdo që të ndodhë, menaxhimi i marrëdhënieve të Britanisë me Shtëpinë e Bardhë të Trump do të përbëjë një pjesë të madhe të ditëve të hershme të çdo kryeministri të ri britanik.

Business Insider

Next Post

E pranon Spaho: Po të përplaseshim në 30 Qershor, faji do të na mbetej neve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In