• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga bombat molotov tek përpjekja për të pushtuar Kryeministrinë, ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare protestën

by Java News
16/02/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta që u organizua këtë të shtunë opozita e bashkuar është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Ata shkruajnë se si mbështetësit e opozitës bllokuan kryqëzimet kryesorë të rrugëve në kryeqytet dhe hyrjen para godinës së institucionit të kryeministrisë. Artikujt vënë theksin tek fakti se kjo protestë u mbajt pasi opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore thirrje dhe retorikë kjo e artikualuar edhe më herët nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kështu agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, në artikullin e shkruar me titull “Protestuesit shqiptarë tentojnë të hyjnë me forcë në ndërtesën e qeverisë” shkruan sesi mbështetësit e opozitës shqiptare tentuan të theyjnë kordonin policor këtë të shtunë duke hedhur benzinë dhe flakadanë.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare thyen një kordon policor të shtunën pasi hodhën bomba benzine dhe flakadanë ndërsa përpiqeshin të shkatërronin dyert e ndërtesës që strehon zyrën e Kryeministrit Edi Rama, në një protestë ku ata bën thirrje që ai të largohej” transmeton Reuters.

Ndërkohë, prestigjozja “Washington post” shkruan se shumë mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë të shtunën në një protestë anti-qeveritare duke protestuar për atë që ata pretendojën se është një kabinet i korruptuar, jofunksional dhe jo efikase. Sipas prestigjiozes të lajmeve protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë të shtunën në një protestë anti-qeveritare që protestonin për atë që ata pretendojnë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas. Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Protestuesit, duke hedhur fishekzjarre dhe objekte të tjera, shpërthyen nëpër radhët e policisë ndërsa po përpiqeshin të hynin në zyrën e Kryeministrit socialist Edi Rama. Ata shkatërruan derën kryesore të ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin e Tiranës dhe thyen një vepër arti në anën e ndërtesës, por nuk mundën të hynin brenda” transmeton Washington Post.

Ndërkohë lajmi për protestën e dhunshme u bë publik nga disa media të tjera si edhe nga Euroneës e cila transmetoi live protestën për disa orë të zgjatjes së saj. Në një artikull të shkruar Euroneës shkruan se mijëra protestuan zbarkuan nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ku një pjesë e protestuesve thyen një kordon policor duke hedhur bomba e më pas u përpoqën të shkatërronin dyert e ndërtesës së godinës së institucionit kryeministristror të vendit.

/a.meta

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In