• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga “BMW X5” e “Mercedes Benz” tek “Volkswagen”/ Bllokohen në Kakavijë makinat luksoze, Policia: Ishin të vjedhura në Gjermani dhe Greqi

by Java News
04/01/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia kufitare ka bllokuar në Kakavijë, gjatë fluksit te diteve te festave në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

Policia njofton se nga kontrollet e imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Ndërkohë që janë proceduar penalisht 5 persona, ndërmjet tyre edhe një grek me akuzën e “Trafikimit të mjeteve motorike”.

“Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volkswagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMW X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja”.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kim Kardashian rrëzohet nga “froni”, Kylie Jenner është mbretëresha e Instagram

FOTO/ Kim Kardashian rrëzohet nga “froni”, Kylie Jenner është mbretëresha e Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In