• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Bezos, Musk e Gates tek Obama dhe Biden/ Hakerat sulmojnë “Twitter”, llogaria e Trump s’preket

by Java News
16/07/2020 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe të biznesit në SHBA u hakeruan të mërkurën dhe u përdorën për të siguruar monedha dixhitale. Mes tyre llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të shfaqjeve televizive të drejpërdrejta Kim Kardashian, ajo e ish-Presidentit Barack Obama, miliarderit Elon Musk dhe reperit Kanye West.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ndërsa hakerimi i llogarisë nuk është i pazakontë, ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

“Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale”, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”.

“Twitteri” njoftoi se ka nisur hetimet mbi atë që e quajti një “incident të lidhur me sigurinë” dhe tha se së shpejti do të lëshonte një deklaratë. Aksionet e kompanisë së medias sociale ranë me pothuajse 5 për qind pas mbylljes së tregut.

Disa nga tweetet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Teslas, shefit ekzekutiv Elon Musk për shembull, një tweet nëpërmjet të cilit kërkohej një shumë në monedhë dixhitale u hoq, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj një i tretë.

Mes atyre që u preken nga hakerimi ishte themeluesi i kompanisë “Amazon” Jeff Bezos, investitori Warren Buffett, bashkëthemeluesi i “Microsoft” Bill Gates dhe llogaritë e korporatave si “Uber” dhe “Apple”. Disa llogari të organizatave të përqëndruara tek monedhat dixhitale u hakeruan gjithashtu.

Sipas një personi që kishte dijeni mbi çështjen, zyrtarët e fushatës së zotit Biden ishin “në kontakt” me “Twitterin”. Ai tha se kompania kishte mbyllur llogarinë e tij “menjëherë pas hakerimit dhe se kishte hequr tweetet e lidhura me rastin”. Tesla dhe kompani të tjera të prekura nuk kanë bërë ende asnjë koment.

Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.

Nga politikanët e prekur nga shkelja, të gjithë dukeshin se ishin demokratë. Llogaria e Presidentit Donald Trump, një objektiv i profilit të lartë, nuk u prek.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ishte gjithashtu midis viktimave të shënjestruara në mashtrimin e bitcoinNjë tweet i mashtrimeve u shfaq në llogarinë në Twitter të Elon Musk rreth orës 4:30 të ET të MërkurënIsh-Presidenti Barack Obama, llogaria më e njohur në Twitter me më shumë se 120 milion ndjekës, u vu në shënjestër të hakerave që postuan një scam bitcoin në llogarinë e tij

g.kosovari

Next Post
Pogradec/ Sherri mes fqinjve përfundon me shkrepjen e armës së zjarrit

Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër/ Kamerat e sigurisë i bëjnë gropën autorit, në pranga edhe 3 shokët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In