• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Berlusconi, Van Damme e deri te Seagal, kush janë ‘besnikët’ e famshëm të presidentit rus, Vladimir Putin

by Java News
03/05/2023 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin padyshim ka humbur shumë miq. Por, ka disa personazhe mjaft të njohur të cilët i kanë qëndruar besnikë, ku përfshihen aktorë dhe muzikantë të Hollywood. Edhe pse janë pro Putinit, ata janë shprehur po ashtu kundër luftës.

Ekzistojnë foto që dëshmojnë qartazi marrëdhëniet e mira dhe takimet mes Putin dhe të famshmëve si Leonardo DiCaprio apo ylli i arteve marciale Jean-Claude Van Damme. Këta persona thuhet se i qëndrojnë besnik Putinit pavarësisht se nuk pajtohen me luftën në Ukrainë.

-Aktori i njohur Van Damme vizitoi Ukrainën muajin e kaluar dhe u filmua duke thirrur “Lavdi Ukrainës”. Në vitin 2007, Van Damme, vajza e tij dhe Putin (gjithashtu një i apasoniuar pas arteve marciale) u takuan së bashku në Shën Petersburg të Rusisë.

–Leonardo DiCaprio u takua me Putinin në vitin 2010 për të diskutuar mbi rrezikimin e Tigrit Siberian. Që atëherë, aktori ka financuar shumë grupe humanitare që veprojnë në Ukrainë. Një muaj pasi Rusia nisi sulmin e saj, DiCaprio dhuroi për grupe, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe ‘Save the Children’.

Putin & Van Damme

DiCaprio & Putin

-Aktori francez Gérard Depardieu u bë shtetas rus në vitin 2013 me urdhër të vetë Putin, pasi kjo gjë do ta ndihmonte aktorin lidhur me taksat në Francë. Por megjithatë, Depardieu mbetet kritik ndaj luftës. Në një letër drejtuar televizionit shtetëror në kohën kur mori shtetësinë ruse ai tha: Unë e dua shumë presidentin tuaj, Vladimir Putin, dhe është e ndërsjellë. Pas luftës, Depardieu tha në një intervistë për Agence France-Presse: “Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë vende vëllezër. Unë jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse. I them Putinit ndalo armët dhe negocio! Në mars 2022, menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, mediat franceze raportuan se Depardieu u bë shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Depardieu & Putin

-Në vitin 2003, këngëtari i Beatles Paul McCartney vizitoi Kremlinin për të performuar për Putinin. Por, që nga lufta, ai ka treguar solidaritetin e tij me Ukrainën. Në Prill të vitit të kaluar, McCartney valëviti flamurin ukrainas ndërsa nisi turneun e tij botëror 2022.

McCartney & Putin

-Pasi udhëheqësin rus i kishte shprehur se e pëlqente shumë filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, akori Jack Nicholson vendosi t’i ofrojë Putinit një rol si producent. Por, edhe Nicholson ka dalë në mbështetje të Ukrainës.

Nicholson & Putin

-Ndoshta mbështetësi i tij më publik është aktori i Hollywood-it  Steven Seagal, i cili gjithashtu u bë shtetas rus në vitin 2016 pasi Putini i dha personalisht pasaportën. Aktori më parë ka mbështetur aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe është gjithashtu në mbështetje të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Seagal, i cili është 70 vjeç, është i njohur për paraqitjet e tij në disa filma aksion duke përfshirë “The Patriot” dhe “Above the Law”. Në vitin 2017, Ukraina e ndaloi Seagal-in të hynte në vend për arsye të sigurisë kombëtare, raportoi The Guardian.

Steven Seagal

-Roger Waters, bashkëthemeluesi i grupit rock Pink Floyd, iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së me ftesë të Rusisë muajin e kaluar. Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 8 Shkurt, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Në një intervistë tjetër me Berliner Zeitung në shkurt, Waters tha se Putin “qeveris me kujdes, duke marrë vendime në bazë të një konsensusi në qeverinë e Federatës Ruse”.

Roger Waters

-Në Tetor të vitit të kaluar, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u mburr për miqësinë e tij me Putinin dhe tha se lideri rus i dërgoi atij 20 shishe vodka dhe një “letër shumë të ëmbël” për ditëlindjen e tij. Në një regjistrim sekret, të publikuar në tetor nga LaPresse, Berlusconi mund të dëgjohet duke u folur ligjvënësve gjatë një takimi parlamentar për marrëdhënien e tij me Putinin. Madje Berlusconi e ka quajtur Putinin një nga “5 miqtë e tij më të vërtetë”. Berlusconi gjithashtu ka fajësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për luftën në Ukrainë.

“Unë e gjykoj, shumë, shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie”, shtoi Berluskoni. Por ai e ka dënuar luftën në Prill të vitit të kaluar duke thënë se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar” nga sjellja e liderit rus.

Berlusconi & Putin

-Ish-shefi ekzekutiv i Grupit Formula 1 dhe miliarderi Bernard Ecclestone ka bërë po ashtu deklaratën e bujshme verën e kaluar, duke thënë  se do të “merrte një plumb” për Putinin.

Ecclestone & Putin
Next Post
FOTOT: “Ju keni detyrë të vdisni, ne t’ju varrrosim”, premtimet absurde të kandidatëve të Berishës dhe Metës

FOTOT: "Ju keni detyrë të vdisni, ne t’ju varrrosim", premtimet absurde të kandidatëve të Berishës dhe Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

August 26, 2026
Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

August 26, 2026
Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

August 26, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Kriza globale, qeveria e Malit të Zi ul akcizat për karburantet, ja sa zbresin çmimi i naftës dhe benzinës

August 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

August 26, 2026
Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

August 26, 2026
Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij -

Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij –

August 26, 2026
Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

August 26, 2026
“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

August 26, 2026
Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Krim i rëndë në familje në Kosovë, e moshuara vritet nga bashkëshorti, Policia: Viktima kishte plagë në trup

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com