• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga Berisha në arrest, te shkarkimi i ministrave”, Gjekmarkaj: Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale!

by A R
12/08/2024 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Copeza nga lehtesia e paperballueshme e një vere banale!!

1. Sali Berisha
Liderit të Opozites Sali Berishes per herë të tretë i shtyhet koha e hetimit por askush se heton pertej ndalimit të paligjshem në konflikt me Kushtetuten muaj më parë fakt ky që i jep statusin e të burgosurit politik!
Ata që besojnë tek drejtesia dhe ata që nuk besojnë në të do duhej të reagonin bashkarisht kunder padrejtësisë, të paret per ti kthyer asaj dinjitetin, të dytet për të vënë në vend të tyrin. Të dyja palet me gjasë e kanë eklipsuar atë në paaftësinë e reagimit shoqeror. Një opozitë e ndaluar është ndalesë për të gjithë perveçse per një qeveri e cila deshiron të kalojë pragun elektoral pa kundershtarin real perballe. Faktoret politik sot në Shqiperi janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Në një ndeshje duhet të luajnë te dy dhe jo njëri ka topin e tjetri është i lidhur në portë! Nëse nuk është hjeksi apo dorasi Edi Rama duhet të therrase i pari që kundershtari i tij të lirohet dhe procesi ndaj tij të vazhdojë në liri. Burgosja e Sali Berishes është më shumë sesa lojë institucionesh, presion kombetar e nderkombetar mbi to, është një çeshtje e ndergjegjes shoqerore! Nese shoqeria është e interesuar per drejtësi, standartë e garanci demokratike per secilin prej anëtarëve të saj dhe per veten në teresi e zgjidh si çeshtje!

2) Kongresi i PS

Edi Rama hoqi disa ministra nuk dha asnjë shpjegim pse e bëri këtë akt, asnjë analizë, asnjë arsye, si fiq të thatë i gjuajti tutje ! Nuk u skuq as nuk u zverdh. Askush se di pse e largoi Taulant Ballen, Meten, Peleshin! Per akuzat e Opozites apo stratagemat e veta të pushtetit?!
Mori tre fiq të njomë i bëri ministra , nuk dha asnjë motiv pse e qysh, çfarë do të bëjnë më mirë, pse duhen ata. Të ikurit dhe të ardhurit u pajtuan në një gjë se nuk është punë e tyre të dinë se çfarë bëhet me ta. Në PS askush nuk guxoi të pyesë pse! Në atë parti ka vdekur kurajo dhe kurioziteti, dyshimi dhe mendimi. Qeshin kur duhet qarë e qajnë kur duhet qeshur. Interesat dhe fryrja e barkut kanë vrarë çdo idealizem dhe dashuri për këtë vënd! Ato e shnderrojnë Liderin në sundimtar.

3)Arben Ahmetaj

Personalisht nuk kam ndryshuar as mendim e as qendrim ndaj Arben Ahmetajt. Suksesi i tij bazohej në servilizem! Arroganca e tij në korrupsion! Ai gjatë ka qënë nr 2 zevendesi i Edi Rames më i rëndesishmi që ka ngrënë “dardha pas shpine”, sot i akuzuar nga drejtësia jonë por edhe një akuzues ndaj vetë drejtësise, shefit të tij e ish kolegëve! Akuza të tmerrshme të cilat meritojnë të konsiderohen një për një dhe ti jepet qytetarëve shqiptar një shpjegim rracional e jo mohim politik për to!! Tipa të tillë janë më të vertete në rrezik se në “lavdi”!

4) Zgjedhjet në Himarë!

Në Himarë u bënë një palë zgjedhje në një sfond kinse nacionalist. Mazhoranca solli një “grek” nga Dropulli e tha se ky do shpetojë shqiptaret nga Greqia. Një grek mjafton të respektojë Kushtetuten e Shqiperise e të jetë nënshtetas i saj dhe mund të bëhet edhe President i Republikes!
Opozita vuri një “shqiptar” nga Dhermiu për të cilin u tha që ky do ju bëjë derman “grekeve” nga shqiptaret!! Po nuk qe aspak thelbi ky. Folklori perdoret si çati per strehen e maskarenjve që duan toka e prona. Qeverise i duhej ajo Bashki dhe per këte nuk lejoji mbi 6 mijë veta të votojnë, shpernguli gjithë shtetin e partinë me kuç e maç e anipse arrestoi Kryetarin fitues e “mundi” anen e fituesit me pothuaj 1500 vota! Një Zot e di se ç’ka bërë kjo qeveri per Himaren gjate 15 muajve për të thelluar diferencen !! Ajo çka ndodhi në Himarë nëse nuk ndalohet do të ndodhë në Pranverë në të gjithë Shqiperinë! Manipulim, tjetersim, shtim listash, ndalim votuesish, presion nga bashkimi shtet parti, para si lubrifikant, kercenim nga çunat ku ajo nuk bën punë! Nese propagandistet e pushtetit e quajnë ketë problem vetem të Opozites janë në punen e tyre por nese dikush tjeter që nuk është pjesë e kesaj frote e mendon kesisoj e ka gabim. Ky është problem i Shqiperisë dhe i shqiptarëve. Gjithmonë do të gjindet një “spiromilo” për ti vrarë zgjedhjet nese ne nuk vrasim “spiromilon” brënda nesh!

5) Zjarret!

Shteti ynë dhe Kryeministri i shtetit flasin për satelitë në Hënë të cilet fluturojnë si presh! Zjarret bëjnë kudo kerdinë. Në Shengjin të Lezhes arriten pikun. Indiferenca e pakujdesia vunë në rrezik qytetin, jeten e pronen! Imazhi? Është ai që mbeti pas djegies-i nxirë!
Zjarret vazhdojnë ! Barbarët percelluan edhe Finiqin një nga qytetet kryesorë të botës antike ilire! Zjarrfikesit nisen! Rruges u bien gomat, u prishet motori, nuk kanë ujë! Perfundojnë banoret ,ushtarët e policet me fshesa shqope e dege pishe per të luftuar me flaket! Në fund meshira e fqinjeve bie mbi ne si shi kunder djegies. Nese nuk do vidheshin kilometrat , inceneratoret, sterilizimet sa aeroplane kunder zjarrit do kishim pronë tonen? Boll ! Pensione e rroga më të larta ? Natyrisht më shumë!
Nëse nuk vidhet këtë vit me të njëjtin ritem duhen blerë nja dy se Vera vjen prapë, zjarret po ashtu sidomos babezia e mafies së ndertimeve do të rritet per të kapur token djerr!

6) Rruga Milot -Balldre
Ajo që prej vitesh ndodh në aksin Milot-Balldre është një atentat i perditshem ndaj dinjitetit njerzor, ndaj banoreve, ndaj atyre “heronjve” që duan të bëjnë turizem në veri! Me orë të tëra mund të rrish në ato 15 km. Trafik trafik trafik i pambarim. Koha ndalet, makina mxehet, durimi shtetrret, zemerimi e fyerja mbesin pa zë! Gjë e mirë që Dukati lidhet me Progonatin apo Qeparoi me Terbaçin, Bregu me Vloren nga Tuneli i Llogarasë! Bukur kur ke edhe rruge panoramike per ta kqyryr kur je ngeshem qytetin edhe nga lart, ti bësh lulishte e bahçe tek e fundit Edi Rama është me origjine andej dhe po ja bën nderet nahisë së vet po ai pretendon të jetë edhe Kryeminister i të gjitheve!Ai po sillet me logjiken e komiteteve të shpetimit të1997 ndaj Veriut ! Në Milot gjeni proven në Balldre merrni vertetimin! Në Shkoder gjeni vetem Benetin që buzeqesh pa asnjë premtim të mbajtur! Ah po ka vajisur oren që ka ndertuar “inglizi”!

7) Vera!

Duket sikur kjo verë nuk është një stinë por një gjëndje shpirterore ku lehtesia e paperballueshme e banalitetit shperndahet me fjalet, rrezet e diellit dhe gjumin e pasdites!

Next Post
Vala e të nxehtit vret 54 kanadezë

Vapa në Evropë vrau 50 mijë njerëz gjatë vitit 2023, vdekshmëria më e lartë në Greqi, Itali dhe Spanjë

Comments 1

  1. Na ruajt zoti says:
    2 years ago

    Sa keq ndihet shqipja nga ky mesues qe i bie duellist me 40 shprehje te lodhura.
    Si duket nxjerr ndonje lek per pilaf ky kokeshtrember pultikan

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In