• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Berati në Tiranë me qira/ Detaje për shpërndarësit e heroinës. Si u zbuluan dy të rinjtë dhe çfarë iu gjet tjetër

by Java News
21/11/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detajet e operacionit ne Tirane per goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjate te cilit u sekuestruan 3.9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, armë zjarri, shkop gome, doreza metalike elektrike, neutralizues etj dhe u vune ne pranga dy persona.

Sipas policise, ne pranga u vune shtetasit  Klajdi Balla, 23 vjeç dhe Donaldo Llupo, 18 vjeç, te dy lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Klajdi Balla, 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Donaldo Llupo, 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues me qira në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të stadiumit “Dinamo” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Klajdi Balla dhe gjatë kontrollit të tij, në një çantë krahu që mbante, në xhepin e brendshëm është gjetur një qese transparente, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar heroinë.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u ushtrua kontroll në banesën e tij me qira në rugën “Gjin Gjergji” dhe nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet, një armë zjarri pistoletë tip ‘TT’ me dy krehëra metalik dhe 21 fishekë, një shkop metalik me hapje, si ato të punonjësve të Policisë, një sasi lënde narkotike në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Operacioni ka vijuar me kapjen e shtetasit Donaldo Llupo dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik, një elektrik paralizues, një sasi lënde në formë të ngurtësuar, e dyshuar heroinë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

g.kosovari

Next Post
Meta akuza të rënda ambasadorëve: Disa janë palaço. Muçi ka pasur presione politike. E vetmja zgjidhje referendumi

Meta akuza të rënda ambasadorëve: Disa janë palaço. Muçi ka pasur presione politike. E vetmja zgjidhje referendumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com