• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga “Barcelonagate” te ‘Mata Hari’, shufrat e arit e deri te lidhja intime me ish-modelen/ Skandalet e Bojko Borisov

by Java News
18/03/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe tre nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) dhe organi kundër korrupsionit, KPKONPI.  Arsyeja e arrestimeve nuk është bërë e ditur, por sipas gazetës Dnevnik, arrestimet kanë të bëjnë me disa nga 120 raportet për korrupsion të dërguara në Prokurorinë Evropiane së fundmi.

Borisov u përfshi në shumë skandale korrupsioni gjatë mandatit të tij të tretë dhe të fundit, por deri më tani autoritetet kanë refuzuar t’i hetojnë plotësisht ato. Përveç Borisovit, policia ka arrestuar edhe ish-ministrin e tij të financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësen e tij Sevdelina Arnaudova dhe ish-kryetaren e komisionit të buxhetit të parlamentit, Menda Stojanovën. Ndërsa po kryen edhe bastisje në banesat e tyre.

“Nuk ka njeri mbi ligjin”, shkroi kryeministri Kiril Petkov në Facebook pas lajmit për arrestimet.

Një ditë më parë, Petkov u takua me kryeprokuroren evropiane Laura Kovesi, e cila vizitoi Bullgarinë pas ftesës së kryeministrit. Kovesi tha se Prokuroria Evropiane do të hetojë 120 raporte të korrupsionit dhe keqmenaxhimit në Bullgari që kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të krimeve të dyshuara, duke përfshirë përdorimin e fondeve evropiane, keqmenaxhimin e fondeve publike, keqpërdorimin e subvencioneve bujqësore, shkeljet në infrastrukturë dhe keqpërdorimin e paketave të ndihmës për rikuperim.

Pak ditë para vizitës së saj, qeveria bullgare njoftoi se do të marrë përsipër komunikimin e drejtpërdrejtë me Prokurorinë Evropiane, duke u përpjekur të shmangë ndërhyrjen e kryeprokurorit Ivan Geshev. Koalicioni qeverisës po kërkon të gjejë një mënyrë për të hequr kryeprokurorin duke thënë se ai ka shkelur vazhdimisht ligjet, ka abuzuar me detyrën e tij dhe ka mbrojtur disa politikanë ndërsa ka ushtruar presion ndaj kundërshtarëve të tyre.

Para të gatshme dhe shufra ari

Në janar, policia i vuri në skaner Borisov, Arnaudova dhe Goranov për fotografitë e publikuara në 2020 dhe 2021 që tregonin një sasi të konsiderueshme prej 500 eurosh kartëmonedha dhe shufra ari të fshehura pranë shtratit të Borisovit. Disa prej fotove të shpërndara në verën e vitit 2020 dhe të tjera pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 14 nëntorit, u dërguan nga një person anonim në mediat lokale.

Megjithatë, prokuroria nuk pranoi të hetonte origjinën e parave  duke pretenduar se nuk kishte prova që fotografitë ishin autentike. Pas publikimit të fotove të para, Borissov pranoi se ato ishin të vërteta, por pretendoi se paratë dhe shufrat e arit ishin vendosur aty nga një femër e panjohur që ai e quajti ‘Mata Hari’. Borisov tha se gruaja i kishte ofruar ‘shërbime intime’ atij, por nuk pranoi ta përmendte emrin e saj.

Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov tha në dhjetor se Ministria e tij po niste një hetim mbi fotot pasi prokuroria kishte dështuar t’i hetonte ato. Borisov ka qenë i lidhur edhe me skandalin e pastrimit të parave të ‘Barcelonagate’ që përfshinte disa persona të afërt me të. Informacioni për pastrimin e mundshëm të parave që përfshin njerëz të lidhur me Borisovin u zbulua për herë të parë në vitin 2020 nga El Periodico spanjolle dhe u konfirmua në atë kohë nga policia.

Në shkurt, qeveria bëri të ditur se kishte prova të reja që tregonin se ishin pastruar 5 milionë euro në skandalin “Barcelonagate”. Sipas El Periodicos, policia në rajonin autonom të Katalonjës po hetonte nëse Borisov ishte i lidhur me një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave. Artikulli përshkruante pretendimet se ish-modelja Borislava Yovcheva (e cila ka qenë e lidhur me Borissov), babai i saj dhe dy kompani kanë marrë më shumë se 5 milionë euro që nga viti 2013 nga individët të tjerë, jo-spanjollë.

Sipas portalit investigativ bullgar Bivol.bg, Borisov ka një fëmijë me Yovçevën dhe ai i bleu asaj shtëpinë luksoze në Spanjë. Këto akuza u mohuan disa herë nga ish-kryeministri. Në vitin 2015, u zbulua një bisedë midis dy gjyqtarëve dhe një personi të tretë të panjohur ku pretendohej se Borisov kishte blerë për 1.5 milionë euro një pronë në Barcelonë për të dashurën e tij. Në një skandal tjetër manjati i lojërave të fatit Vassil Bozhkov pretendoi se u kishte dhënë 30 milionë euro ryshfet Borisovit dhe Goranovit gjatë tre viteve në këmbim të mbrojtjes ligjore për biznesin e tij.

Goranov tha se ai i kishte dhënë disa herë ryshfet Arnaudovës. Borisov shërbeu tre herë si kryeministër, por mandati i fundit u dëmtua gjithnjë e më shumë nga skandalet e korrupsionit dhe ai u përball me protesta masive antiqeveritare në verën e vitit 2020.

Partia e tij Gerb mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e përgjithshme të prillit 2021, por nuk arriti të formonte shumicën. Zgjedhjet e dyta gjithashtu nuk arritën të prodhonin shumicën dhe vetëm pas votimit të tretë të atij viti, Petkov arriti të formonte qeverinë.

g.kosovari

Next Post
Rusia vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi rajonin e Donbasit në Ukrainë

Rusia vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi rajonin e Donbasit në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE/ Kos: Frytdhënëse! Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE/ Kos: Frytdhënëse! Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

May 26, 2026
“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

May 26, 2026
Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!

Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!

May 26, 2026
Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

May 26, 2026
Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

May 26, 2026
Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

May 26, 2026
‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

May 26, 2026
Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

May 26, 2026
Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In