• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Barcelona e PSG te Juventusi e Interi/ UEFA gati të sanksionojë rëndë klubet e mëdha për shkak të ‘Fair Play Financiar’

by Java News
23/08/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra të mëdha janë nën hetim nga UEFA për sezonin 2020-2021. Sipas “The Times”, Barcelona dhe nëntë klube të tjerë, përfshirë Juventusin, PSG, Interin dhe Romën, po hetohen nga UEFA për mosrespektim të “Fair Play Financiar” për sezonin 2020-2021. Informacioni tregon se organi më i lartë evropian i futbollit tashmë po përgatit sanksione të ndryshme.

PSG dhe Marselle, siç theksoi “L’Équipe” pak ditë më parë, flitet se do të marrin një gjobë financiare, ndërsa italianët dhe Barça mund të përballen me një dënim shumë më të ashpër.

Të gjithë po monitorohen nga afër prej UEFA-s, por klubet kanë ende kohë për të paraqitur llogaritë e tyre të përditësuara dhe të rregulluara. Apriori, sezoni 2020-2021, në të cilin janë kryer parregullsitë, përkon me fushatën në të cilën shpërtheu pandemia e Covid-it dhe të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj.

Edhe pse UEFA lejon vetëm 30 milionë euro humbje në tri vite, ato që lidhen me Covid-in dhe shpenzimet në futbollin e femrave apo në futbollin bazë mund të justifikojnë një rritje. Burimet nga Barça sigurojnë se klubi nuk është në dijeni se ka një procedurë të hapur kundër tyre për “Fair Play Financiar” të sezonit 2020-2021.

Përveç kësaj, drejtuesit e blaugrana-ve tregojnë se për të folur për sanksione, fillimisht duhet të ketë një dosje të hapur, e cila për momentin nuk ekziston. Në çdo rast, hapja e një dosjeje hetimore do të kërkonte muaj për t’u konkretizuar.

Ky sezon do të jetë i fundit sipas rregullave të “Fair Play Financiar” që dimë deri tani. Nga viti 2023, UEFA do të prezantojë një sistem të ri, me klubet të kufizuara për të shpenzuar një përqindje të të ardhurave të tyre për pagat e lojtarëve, transferimet dhe komisionet e agjentëve.

g.kosovari

Next Post
Luiza Gega kampione Europe/ Qeveria e shpërblen me 100 milionë lekë të vjetra

Luiza Gega kampione Europe/ Qeveria e shpërblen me 100 milionë lekë të vjetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com