• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga barazimi i krimeve po shkohet në barazimin e viktimave!

by Java News
05/12/2020 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me këtë mosunitet skandaloz politik e institucional në Prishtinë dhe me këtë stil defanziv e përçarës të mediave të Kosovës, Serbia një ditë të bukur me diell mund të gdhijë si një mur vajtimi mbi të cilin duhet të derdhen lotët e dhembjes për krimet e supozuara të shqiptarëve mbi serbët. Nëse një kohë të gjatë ka funksionuar fabula mbi ujkun dhe qengjin ku i ky i fundit e paska pas turbulluar ujin, pse të mos funksionojë edhe sot propaganda e Beogradit mbi viktimat serbe si alibi e fshehjes së krimeve të vërteta të kryera nga ana e makinerisë pushtuese të Serbisë!? 

Nga Mehmet PRISHTINA

Në Serbi kohëve të fundit po flitet edhe për serbë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës. Ky diskurs ka për qëllim nivelizimin e krimit, duke dashur t’i prezantohen botës dy pamje simetrike, në të cilat viktimat gjoja nuk janë vetëm nga radhët e shqiptarëve, por edhe të serbëve. Edhe në aktakuzat e fundit të ngritura kundër ish-krerëve të UÇKsë në Gjykatën Speciale në Hagë, përvijohet tendenca e barazimit të krimeve mbi baza të ndryshme etnike.

Gërmimet e fundit në Kizhevak afër Beogradit, sipas mediave serbe,  konsiderohen si plagë e hapur për familjet e viktimave në Serbi. Hetuesit arritën ta gjejnë vendndodhjen pas shumë vitesh kërkimi me ndihmën e Kryqit të Kuq. Zyrtarët thonë se dyshojnë për 15 deri në 17 kufoma.
Nga ana e tyre, zyrtarët serbë në Beograd duan ta bindin publikun se çdo informatë do të verifikohet. “Në Londër, Uashington, dhe Bruksel në kuadër të dialogut jemi pajtuar dhe kemi marrë obligim që të punojmë në mënyrë transparente dhe t’i shkojmë deri në fund këtij procesi.” – tha Velko Odalloviq, nga Komisioni për të zhdukurit i Qeverisë së Serbisë.
Aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë pretendojnë se ekzistojnë edhe disa varreza masive në territorin e Serbisë, ndërkohë që statistikat zyrtare thonë se si të zhdukur në luftën e Kosovës konsiderohen 1.638 vetë. Shumica janë shqiptarë, por Beogradi insiston se në mesin e tyre ka edhe rreth 300 serbë.

Në një vështrim të agjensisë Reuters thuhet se kërkimi për viktimat mbeten një pengesë kryesore për përmirësimi e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Varri masiv më i madh i gjetur deri më tani, që mbante trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës u gjet në 2001 në një kompleks policie afër Beogradit

Sipas Reutersit, mbetjet mortore që besohet të jenë trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë. Më shumë se dy dekata pasi përfundoi konflikti në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Hetuesit përdorën imazhet satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizhevak në jug të Serbisë. Gjetjet e tyre sugjeruan se mund të kishte deri në 17 trupa, siç u tha gazetarëve Veljko Odaloviq, kreu i Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur.
Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe qindra janë ende të zhdukur.

Serbia ka aplikuar për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe Kosova gjithashtu dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por, sipas Reutersit,  të dyja duhet të normalizojnë marrëdhëniet.

A mund të ndodhë që Serbia të marrë dritë jeshile për date e fillimit të negociatave me BE-në edhe pa e përmbushur kushtin kryesor – gjetjen e e të gjitha varreve masive me shqiptarë të masakruar dhe dënimin e gjithë atyre që shkaktuan mijëra vdekje në Kosovë?
Por, si po i qaset këtij problemi elita e Kosovës dhe sa është ajo aktive në prishjen e kësaj skeme të imponuar nga Beogradi i cili po synon barazimin e viktimave, duke i pamundësuar Kosovës të ngrejë zërin për padrejtësitë që ia janë bërë nga soldateska kriminale e Serbisë.

Deri më tani nuk ka ndodhur që Kosova të bllokojë çfarë do nisme të Serbisë për t’u integruar në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Por, ka ndodhur e kundërta. Serbia ka qenë ajo, e cila me politikën e saj agresive dhe tepër  joparimore ka bllokuar disa përpjekje të Kosovës për t’u përfshi në INTERPOL, në UNESCO dhe në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Për çka flet kjo?
Në Prishtinë aktualisht temë qëndrore është se kush do të bëhet president i ardhshëm i vendit. Të gjithë e synojnë këtë post dhe të gjithë duan përfitime nga posti që do të marrin. Me fjalë të tjera, lufta gati kanibaliste për pushtet po tregohet më e theksuar se menaxhimi me pushtetin në dobi të interesit publik. Ka kohë që në Kosovë interesi publik është zëvendësuar me interesa partiake e klanore dhe në këtë mënyrë copëzimi dhe fragmentimi i shoqërisë kosovare po shndërrohen në guralecë në këpucët e grisura të politikanëve të papërgjegjshëm.
Diskursi publik në Serbi, i prezantuar madje edhe nga presidenti Vuçiq, i cili kur komentoi situatën politike në Kosovë tha se ‘atje të gjithë duan të bëhen president’, dëshmon për paqëndrueshmërinë e diplomacisë dhe propagandës së Kosovës. Kjo e fundit, në botë është paraqitur si një fëmijë i përlotur me vaj në buzë, që kërkon lëmoshë për dëmet që i janë bërë, por pa ofruar kurrfarë dosje me dëshmi në gjykatat ndërkombëtare për krimet serbe të bëra para 20 viteve në Kosovë.
Në anën tjetër, diplomacia dhje mediat serbe kanë aktivizuar fushatën e tyre për paraqitjen e Kosovës si vilajet i errët ku vuajtjet serbe paraqiten si lajtmotiv kryesor i gjoja krimeve që kanë bërë shqiptarët.
Me këtë mosunitet skandaloz politik e institucional në Prishtinë dhe me këtë stil defanziv e përçarës të mediave të Kosovës, Serbia një ditë të bukur me diell mund të gdhijë si një mur vajtimi mbi të cilin duhet të derdhen lotët e dhembjes për krimet e supozuara të shqiptarëve mbi serbët.
Nëse një kohë të gjatë ka funksionuar fabula mbi ujkun dhe qengjin ku i ky i fundit e paska pas turbulluar ujin, pse të mos funksionojë edhe sot propaganda e Beogradit mbi viktimat serbe si alibi e fshehjes së krimeve të vërteta të kryera nga ana e makinerisë pushtuese të Serbisë!?

Prishtinë, 5 dhjetor, 2020

 

Next Post
“Ishte moment zemërimi”, Bonuçi tregon pse u largua një vit më parë

Seria A/ Juventus fiton derbin, Bonucci shpëtimtar ndaj Torinos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In