• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Bangladeshi në Bullgari: Mania e importit të revolucioneve!

by Ylli Pata
03/12/2025 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Prej vitesh tashmë, një pjesë e rëndësishme e opinionit publik tenton të “kontaminohet” nga viruset e vrullshme revolucionare që vijnë nga zona të ndryshme të globit. E për këtë nuk se ka ndonjë qibarllëk, mjafton të “plasë në Kuçovë”.

Xixat ndizen palindur dritar, pasi në rrjeti sot oraret nuk janë të lidhura me meridianet tona. Ata qëllojnë që të jenë paralele dhe meridiane të largëta në hapësirë e kohë, por jo në platforma. Ku ngjarja vjen me vrik, shpesh edhe më shpesh si e mendon. E ky trend i ri, çukit mendjet dhe egot e qytetarit digjital që kërkon prej kohësh revolucionin të shpërthejë në mos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, diku ta nxjerrë erën e djegur, qoftë edhe të ca gomave të makinave.

E kështu jemi mësuar me një epidemi, që Perëndimi e ka përjetuar në kohën e joshjes së revolucionarëve sexy latino-amerikanë alla Che Guevara.

Të parët që shpërndajnë skenat revolucuonare nga “Jugu Global” siç thotë Perëndimi apo “Gjarpri i Tretë” i Maos në biçikletën 28-she të viteve 80 të shekullit të kaluar janë militantët e ngushtë të Sali Berishës. Të cilët janë brenda natyrës; ngase kërkojnë xixa për strallin e ftohtë të shqiptarëve për të ndezur eshkën e revolucionit.

Por përveç kësaj kategorie, ka mjaft të tjerë që e rimarrin këtë mjedis, duke shtruar pyetje e hedhur romuze, natyrisht pa dhënë ndonjë përgjigje.

Pse ne rrimë, kur banglandeshasit i dogjën qeveritarët e tyre? Përse ne nuk ngrihemi kur nepalasit i morën në dru deputetët dhe i hodhën në lumë? Nuk reshtin panelistët-influencera që në kohën e lirë postojnë të tilla shënime-pasthirrmë, pasi full time janë angazhuar në vvork shope, projekte qytetare që vijnë nga fonde ndërkombëtare për të ndihmuar sjelljen demokratike të shoqërisë.

Për të cilën xixat hidhen sa herë shohin ndonjë revolucion në pjesë të ndryshme të globit, duke e futur në byrsën virtuale me shpresën e importimit.

Më e freksët ishte rasti i protestave në Bullgari. Një zhvillim traumatim, më shumë se politik, pasi përveç aktorëve vendas po flitet edhe për ndikime edhe të tjera. Bullgaria, përgatitt që në janar të hyjë në zonën e euros, në zhvillim që do të sjellë tjetër standard dhe kallëp në ekonomi dhe transaksione financiare. Një pjesë e biznesit që ndjehet e frikësuar nga fluksi i bizneseve europiane dhe transaksioneve komunitare, të lidhura me qendrat gravitacionale jashtë komunitare nuk dëshiron hyrjen në eurozonë.

Në pushtet në Bullgari është GERB, aleatja e Partisë Demokratike plus partinë Fillim i Ri, një forcë politike e re properëndimore. Protestuesit kanë djegur selitë e këtyre dy partive në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë, Pllovdiv.

Prapa protestave është Partia Socialiste Bullgare, përkatësisht Presidenti i vendit, Rumen Radev, i cili konsiderohet një Orban balkanik, si pasojë e marrhënieve të mira me Moskën.

Dy partitë qeverisëse kanë akuzuar hapur prsidentin Radev si arkitektin e djegieve. Siç thekson Radio Bullgaria në gjuhën shqipe: “Lideri i ‘DPS-Fillim i Ri’ Deljan Peevski akuzoi Presidentin Rumen Radev se është organizatori i vërtetë i pogromeve, zjarrvënies dhe kaosit. A është kjo ajo që dëshironi për Bullgarinë, z. Radev? Kaos, trazira, paligjshmëri dhe anarki? Cili është çmimi – demokraci dhe paqe në shtet”, pyeti Peevski në një postim në rrjetet sociale. Sipas politikanit, Radev dhe koalicioni Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” kanë përdorur të rinjtë. Dhe e gjithë kjo për të provokuar zgjedhje dhe për të marrë pushtetin me gjak!?… Dhe ne nga DPS nuk do të thyhemi nga agresioni juaj”, shkroi gjithashtu Peevski.

Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me një zhvillim që ka konteksti të caktuar, në një shtet që përpos të tjerave është anëtar i Bashkimit Europian. Po përse nuk importohen revolucionet kaq kollaj?

Shumë e thjeshtë, ne kemi përjetuar në kurrizin tonë në pragun e demokracisë, teoritë e importuara që nga shock terapia, djegia masive e hipotekave dhe arkivave, biblotekave dhe librarive, plantacioneve më mollë dhe agrume, e mbi të gjitha fabrika, miniera, kombinate e uzina. Për të vijuar më pas me shkrirjen për skrap të grykave të zjarrit të obuzëve, tankeve, avionëve e çdo aseti industrial e ushtarak të vendit. Për ta zënë vendin më pas zaptimi i trojeve tokave, plazheve, pyejeve kodrave e maleve që u bënë rrafsh sipas teorisë së importimit të revolucioneve. Ata që i bënë këto revolucione sot së paku janë influencera të real estate dhe nuk e vrasin shumë. Megjithatë xhevahiret arkivore të revolucioneve nuk mbarojnë kurrë. Mjafton të shikosh se kush janë pronarët realë të territoreve minerare në vend. Kur në të vërtetë ata janë pronë të të gjithëve, si deti, bregdeti apo edhe pyjet e malet. Ja pra pse askush nuk do më një import revolucioneve, përkundrazi kërkojnë ekspotimin e pasurisë së vjedhur nga këto revolucionarë miliarderë që kanë rrethuar kulla dhe fshatra turistikë në toka që nuk i kanë pas njohur se kanë ekzistuar. TemA

Next Post
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
PSG-ARSENAL/ Nuk ka fitues në Budapest, gjithçka do të vendoset në shtesë

PSG-ARSENAL/ Nuk ka fitues në Budapest, gjithçka do të vendoset në shtesë

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se e bombardoi me dron!

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se e bombardoi me dron!

May 30, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital, nuk tregon kush e goditi

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In