• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga babai i Lapajt, te “senatorët e përjetshëm”, çfarë sollën listat me përrallat rreth tyre

by Ylli Pata
14/03/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk ka qenë risi e kësaj radhe, ku në listët e deputetëve u vunë njerëz që kaluan një shkollë të vërtetë besnikërie. Madje me prova të hekurta që kalonin deri në lëndë të rrezikshme luftarake si benzina apo mjetet tymuese. Mjeshtëria e fshehjes dhe e kontrabandimit në Kuvend të lëndëve të rrezikshme. Apo nga ana tjetër për të këputur sa më shumë kumbulla për shefin e madh e vizionar.

Nuk jemi realisht në kohën kur këto na dolën sot kështu sa hap e mbyll sytë. Në Shqipërinë ku sejmenët e qehajallarët kanë qenë metafora e sundimi e pushteti, nuk se bën ndonjë ndryshim, rritja në një nivel më cilësor e bodigardëve që ecin lart e më lart.

Edhe pse me sistemin e sotëm kryetarokratik të pas 2009-s, ku nuk ka deputetë që zgjidhen direkt, por indirekt, besnikëria është kthyer në virtytin më të njohur të klasës politike, gjithsesi, nuk se nuk ka qenë edhe në të shkuarën.

Ku kemi parë shumë sejmenë që lidhnin këpucët e shefit e si pasojë ishin më të pushtetshëm se kryetari i komisionit të ligjeve, apo një drejtor tatimesh, më influent se ministri i Financave.

I cili një ditë të bukur mund të bëhej edhe numri dy i partisë, duke arritur të krijojë me anë të një makinacioni klientele, një klasë të tërë “sipërmarrësish” që pasuroheshin me konçensione, të cilët morën gjithçka në dorë, por një ditë tjetër të bukur kaluan në krahun tjetër.

Janë pak, edhe në historinë botërore njerëz që janë rrethuar jo nga të devotshëm, por të ditur, edhe pse skeptikë. Çezari e dinte Brutin një nxënës e dishepull të tij, që luajalitetin e kishte kthyer në virtyt, pa menduar se një ditë do ta vriste barbarishht. E thonë që prej asaj dite ndryshoi gjithçka në marrëdhënien e shefit me vartësin e tij.

Nejse, listat, edhe para vitit 2009 i ka bërë Sali Berisha e Fatos Nano, natyrisht ka pasur më shumë ndërhyrje e lobim, pasi kanë pasur një kontroll jo kaq kapilar në parti.

Sot ke njerëz të listave të PD-së si Idrizi apo Duka, që në politikën e lartë i futi Fatos Nano, apo njerëz në listën e PS-së që në politikën e lartë i ka futur Sali Berisha.

Realiteti politik tek ne ka qenë dhe është fluid, siç kanë qenë aleancat fluide dikur të preferuara të doktorit që bënte pakte sa me Nanon, Metën, e me Edi Ramën. Pakti e marrëveshja nuk bëhet me sejmenin, por me armikun.

Por ajo që pritet nga listat. Apo siç e ka futur Edi Rama në fjalorin politik, skuadrat politike; është konfigurimi politik, mesazhi që sjell në zgjedhjet aktuale.

Në 1990, PD solli në listat e saj një klasë intelektualësh të njohur, për të cilët opinioni krijoi respekt pasi përkrahën ndryshimin. Në vitin 1992, PS-ja e Fatos Nanos solli si skuadër një grup profesorësh që sollën e mesazhin e implantimin e katedrave universitare në realitetin politik në vend, ku të zërë vend më shumë arsyeja e debate se imponimi e dhuna.

PD-ja e 2005-s, me KOP-in e liberalëve me kostume të shkëlqyera i ndezi sytë shumë prej elektoratit gri dhe rikthyen Berishën, edhe pse kishin parë tartakutin e 1997.

Pas 2005-s, gjërat u bënë më të squllta. Ku e majta nuk ishte më e tillë siç dhe e djathte, brenda natësh bashkohej Berisha me Metën e më pas Rama me Metën. Për të ardhur në 2016-n, kur ndodhi deux ex machina e politikës shqiptaret; reforma në drejtësi, e cila siç po shikohet është një problem i madh, por edhe një pol më vete.

Po sot, cili është mesazhi i listave të 11 majit? Edi Rama, ka rrëzuar tavolinën, duke sjellë më shumë se 60% një klasë të re politike në PS. E cila po zëvendëson gjeneratën që e ka pasur në krye të PS-së që nga 2005-a e tutje. Po nxjerr një brez të dytë, i cili shumë shpejt do të zërë vendet e larta në të gjithë kupolën politike të mazhorancës aktuale.

Sali Berisha nga ana e tij, ka sjellë një numër emrash të rinj, të cilët kanë lidhje të rëndësishme luajaliteti në breza, por që gjithsesi japin një rreze të vogël mesazhi pozitiv. Ndërkaq shumica e skuadrës së Berishës është e ose e ish-zyrtarëve të pushtetit që u rrëzua në 2013, ose të kolonelëe që i ka pasur Lulzim Basha, por që nuk kanë dhënë një profil politik. Kjo nuk është skuadër për të bërë WOW. Berisha nuk e ka një Elon Musk që ta sjellë në fitore, siç e kishte Donald Trump. Ndryshe sot në Shtëpinë e Bardhë do të ishte Kamala Harris.

Kurse mesazhi më i çuditshëm u dha nga Adriatik Lapaj, i cili vuri babain e tij në listën zgjedhore. Një manovër taktike e përdorur edhe nga parti të tjera, të cilat e mbyllura kanë vendosur familjarë të tjerë. Kjo është bërë që nëse nuk fitojnë në listat e hapura, të hyjnë tek të mbyllurat, ku kandidatët e familjes të japin dorëheqjen.

Nuk ka ndonjë gjë të komplikuar për të mos e kuptuar. Këtu, ajo që publiku nuk e kupton është se çfarë mesazhi japin këto parti të reja me këto hile që politika e vjetër, këto dinosaurit e vërtetë as nuk e kanë bërë kurrë. Ndaj që sipas të gjitha gjasave, ky akt politik do të jetë vetëvrasës për këta forca “të reja”, por që po rishpikin rregulla të lashta.

Siç dhe nopranllëku i “senatorëve të përjetshëm” që nuk lëvizin, edhe pse së bashku me dinosaurët janë kthyer në ushqysit e këtij mjedisi politik, të cilin Edi Rama e ka quajtur kënetë, e doktorin buf.

Dhe më e bukura është, kur doktorët e paneleve, kanë nisur apologjitë për bufin si një gjallesë faunatike, siç dikur kur bënin gjëra të tilla për Kronosin, Cikllopin dhe figura të tjera të autorëv të lashtë. Të cilët vinin natyrisht me versionin “nishtulla”….

Next Post
Vrasja në Pogradec, Sula: Institucionet të mos e ‘vrasin’ për herë të dytë

Lëvizje e papritur! Dash Sula tërheq emrin nga lista e “Nisma Shqipëria Bëhet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In