• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga azili politik te ekstradimi, avokati tregon procedurat që presin Ahmetajn në rast arrestimi në Britani

by Java News
21/07/2023 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj u shpall zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin e SPAK.

Mbi Ahmetajn rëndon masa e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Duke qenë se vendndodhja e tij e fundit e njohur është Britania e Madhe, sipas deklarimeve të përfaqësuesit ligjor Henrik Ligori, një avokat shqiptar me bazë në Londër ka treguar në “Ditari” i A2CNN procedurat ligjore që e presin Ahmetajn në rast arrestimi në ishull.

Avokati Agron Bicaku shpjegoi se vendi ynë me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, dhe Shqipëria kategorizohet te lista e shteteve nga të cilat nuk kërkohen prova të mëdha në mënyrë që t’i hapet rrugë ekstradimit.

“Në momentin që zoti Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe marrim të mirëqenë faktin se ndodhet në Britaninë e Madhe. Atëherë Shqipëria me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, me të fundit që është bërë në vitin 2018. Britania e Madhe i ka me dy kategori shtete nga të cilat kërkohet ekstradimi. Kategoria e parë hyjnë kërkesat që vijnë nga Bashkimi Europian. Kategoria e dytë  në të cilën ndodhet dhe Shqipëria janë kërkesat nga pjesa tjetër e botës që ka minikategorinë A dhe Be. Në kategorinë A ku bëjnë pjesë Shqipëria hyjnë shtete nga të cilat Britania e Madhe nuk kërkon prova shumë të mëdha për një kërkesë ekstradimi, për të marrë të mirëqenë”, shpjegoi ai.

Më tej Biçaku sqaroi të gjitha hapat që ndiqen nga autoritetet britanike deri te marrja e kërkesës për ekstradim, arrestimi i personit në kërkim e deri te apelimi në shkallët e ndryshme të gjyqësorit.

“Kërkesa merret nga Home Office dhe plotësohet një formular ekstradimi, që i kalohet gjykatës, zakonisht gjykatave të rretheve. Gjykatësi sheh nëse janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. Nëqoftëse janë plotësuar kërkesat bazë për ekstradimin, gjykatësi lëshon një urdhër arresti. Në këtë rast personi në kërkim kërkohet nga të gjitha organet ligjzbatuese. Nëse Zoti Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe dhe autoritetet arrijnë ta lokalizojnë do t’i shërbejnë urdhrin e arrestit dhe më pas do ta paraqesin para gjykatës.

Nuk është se ka afat kohor. Nëse personi i arrestuar paraqitet para gjykatës, gjykata merr një vendim. Nëse ka vendosur që personi të ekstradohet atëherë personit i lind e drejta e apelimit. Brenda 14 ditëve që të merret vendimi për ekstradimin nga gjykata e rrethit. Apelimi bëhet në Gjykatën e Lartë dhe në rast se ekstradimi miratohet edhe nga Gjykata e lartë, personi ka të drejtë të apelojë në Gjykatën Supreme që jep vendimin përfundimtar.

Zoti Ahmetaj është person publik që ka pasur rëndësi të veçantë në Shqipëri, ndaj kërkesat e tij nëse do ta kundërshtojë ekstradimin në Britaninë e Madhe, mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet. Një ndër to mund të jetë se nëse ekstradohet në Shqipëri nuk do të ketë një gjyq të pastër, të pandikuar politikisht dhe kjo besoj është një nga bazat që mund të marrë gjykata nëse do të arrijë në arrestimin e tij dhe të dalë para gjykatës.”

/f.stafa

Next Post
700 mijë $ për lobim në SHBA, Vasili: U thirra nga SPAK si person që kam dijeni

700 mijë $ për lobim në SHBA, Vasili: U thirra nga SPAK si person që kam dijeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In