• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga autobusi i Veliajt, tek Plani urbanistik i Bashës

by
01/08/2015 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Jo pak veta kanë shtrembëruar dje buzët teksa kanë parë një video që tregonte sesi kryetari i ri i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkonte në punë me autobusat e linjës. Një pjesë e tyre kanë kujtuar se ky është një ekzibicionizëm i zakonshëm për kryebashkiakun, i cili ka trashëguar që nga koha e “Mjaftit”, një stil pune që bazohet tek mediatizimi i fortë i aktivitetit të tij publik e politik. Dikush tjetër ka pyetur jo pa të drejtë, nëse kreu i bashkisë do ta kryerjë këtë ritualin e autobusave vetëm ditën e parë, apo do të përdorë edhe në vgijim linjat urbane të qytetit.

Veliaj ndau edhe kësaj rradhe qytetarët, siç ka ndodhur gjatë gjithë gjatësisë së karrierës së tij prej më shumë se një dekade në jetën publike. Por sot ai bëri diçka që është diametralisht e kundërt me shoun e autobusave. Në një takim me ministren Gjermeni, Veliaj shpalli pezullimin e planit urbanistik të bashkisë së vjetër të Tiranës si pjesë e nisjes së një studimi tërësor për 26 njësitë e bashkisë së re. Ky vendim zhbën kështu praktikisht planin e shumëpërfolur urbanistik të paraardhësit Lulzim basha, çka ka sjellë edhe ngrirjen e lejeve të ndërtimit që ishin dhënë në bazë të atij Plani.

Është ky një gjest që, nëse do të respektohet në mënyrë rigoroze, do të sjellë ndalimin e kafshimit që qyteti nisi të pësonte nga disa projekte makabër, të cilat flluan të betonizojnë pjesë delikate të strukturës urbane të kryeqytetit. Më së pari shpresohet që vendimi i Veliajt të ndalë qysh në fillimet e tij, agresionin e betonarmesë mbi hapësirën poshtë Digës së Liqenit. Një temë e nxehtë që ka sensibilizuar prej muajsh ambjentalistët dhe qytetarët e thjeshtë të Tiranës. Shpresohet më pas që ky vendim të ngrijë dhe mundësisht të anullojë një herë e mirë, planet për të nisur ndërtimet në zona të tilla si Rruga e Elbasanit e Blloku, pa harruar as projektin e fundit që e kthen hyrjen në Parkun e Liqenit, anash Universitetit, në një bllok të ri ndëtimesh, krejt absurd dhe pa sens.

Veliaj e nisi ditën e parë të punës me kurdisjen e orës së Kullës së Sahatit dhe ardhjen në punë me autobusin e linjës. Ndërsa në ditën e dytë vendosi të përballet me lobin e ndërtuesve. Dy veprime, njëri simbolik, e tjetri thelbësor e i guximshëm, të cilët mesa duket përbëjnë një zgjatim të asaj që pamë gjatë dy vjetëve të drejtimit prej tij të Ministrisë së Mirëeqnies sociale. As që na duhet fare me çfarë do të vijë në punë kryetari i ri i bashkisë, por na duhet që çke me të se çfarë do të bëjë ai me dosje si kjo që sapo pezulloi.

Next Post

A jeni beqarë në shpirt? Shtatë mënyra për ta zbuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In