• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga atentati ndaj Theçer tek ai ndaj Reganit, tentativat për vrasje që lanë gjurmë në histori

by
15/09/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga atentati ndaj Theçer tek ai ndaj Reganit, tentativat për vrasje që lanë gjurmë në histori

Historia e politikës botërore disa herë është tronditur nga atentate të ndryshme. Tentativat për vrasje kanë patur si shënjestër disa nga figurat dhe emrat më të shquara të politikës botërore.

Tedi Ruzvelt

Jo të gjithë u prekën nga natyra e gjatë e fjalimeve të Ruzveltit. Por, kur erdhi puna te plumbi i vrasësit, ato mund t‘ia kenë shpëtuar jetën. Ndërsa po bënte fushatë për të fituar sërish presidencën në vitin 1912, ai u gjuajt me armë zjarri nga John Schrank. Plumbi udhëtoi nëpër 50 faqet e shënimeve të tij dhe një portret. Duke qenë njeri i cili nuk lejonte që një plumb i vogël t‘ia prishë punën, Ruzvelti insistoi në dhënien e fjalimit para se të shkonte në spital. Plumbi nuk u hoq kurrë.

scan0025Margaret Theçer

Baronesha e ndjerë Theçër nuk mundi ta harronte kurrë ngjarjen e e vitit 1984, që për pak mund t‘i kishte marrë jetën zonjës së hekurt. Kur IRA bombardoi hotelin e saj në Brighton gjatë Konferencës së Konservatorëve në vitin 1984, pesë njerëz vdiqën. Theçer, e cila ende ishte zgjuar dhe po punonte mbi fjalimin e saj, mbijetoi.

Fransua Miterand

Politikanët bëjnë çmos për ta rritur popullaritetin e tyre. Por, të punësosh një vrasës dhe të organizosh një atentat me siguri është paksa e tepruar për shumicën. Por me sa duket nuk ka ndodhur kështu për Fransua Miterand, për të cilin ka thashetheme se e ka bërë këtë gjë gjatë “Marrëdhënieve Vrojtuese”. Në vitin 1959, në kulmin e krizës algjeriane, ai pati thënë se kishin qëlluar mbi të. Fatkeqësisht për të, gjuajtësi e zbuloi shefin e vet. Ishte Miterand.

Papa Gjon Pali II

Edhe i ndjeri Papa Gjon Pali, nuk ishte “i huaj” ndaj përpjekjeve për atentat. Më i rëndësishmi ndodhi në vitin 1981 kur Mehmet Ali Agça, një militant turk, qëlloi mbi të në Sheshin e Shën Pjetrit. Gjithmonë i kujdesshëm për pozitën që kishte, Papa refuzoi që kirurgët t‘ia heqin shpatulloren kur po e operonin. Shumë vite më vonë, ai u takua vetë me vrasësin e tij.

Martin Luter King

Të gjithë kemi dëgjuar për James Earl Ray dhe atentatin e tij ndaj Martin Luther King Jr. Por, historitë shpesh harrohen. Për shembull shumë pak e kujtojnë që ai u godit me thikë në kraharor një dekadë para se të ndodhte kjo. Arma? Hapësja e letrave. Krimineli? Njeriu me emrin e çuditshëm Izola Curry. Thashethemet thonë që nëse King do të kishte teshtirë gjatë rrugës për në spital, jeta e tij dhe me të shumica e betejës për të drejtat civile, do të kishin marrë fund.

Mbretëresha Viktoria

Edhe pse filmi i fundit e portretizon në mënyrë romantike Princ Albertin, duke dalë para plumbit të vrasësit, Mbretëresha Viktoria e pa vdekjen me sy në mënyrë shumë më prozaike. Ashtu si tregojnë arkivat, ka më shumë gjasa që Alberti u ngatërrua me Mbretëreshën gjatë përpjekjes që ta shpëtojë veten nga një armë, e cila kurrë nuk shkrepi me sukses.

article-2194113-00000EDB1000044C-233_634x503Ronald Regan

Ronald Regani kishte qenë President vetëm dy muaj kur e gjeti veten në anën e gabuar të armës së John Hinckley-t. I fiksuari me Jodie Foster gjuajti me gjashtë plumba Reganin, ndërsa ky po shkonte te vetura e tij. Pavarësisht nga plagët e marra, Presidenti i mprehtë nuk e humbi toruan. Në dhomën e urgjencës, ai iu kthye gruas së tij dhe tha: “Zemër, harrova të shmangem”. Në sallën e operacionit, ai iu drejtua kirurgëve duke u thënë: “Ju lutem më thoni që të gjithë jeni republikanë”.

Adolf Hitler

Shumë komë para Tom Cruise ekzistonte një Claus von Stauffenberg i vërtetë. Oficeri nazist ishte pjesë e komplotit të 20 korrikut për të vrarë Hitlerin. Fatkeqësisht për historinë, përpjekja e tij vrau katër vetë, ndërsa Hitleri shpëtoi. Operacioni “Valkyrie” ishte përfundimisht i pasuksesshëm.

Gerald Ford

Mund të mos ketë qenë përpjekja më dramatike për një atentat, por Gerald Ford mund të thotë se e ka pasur vrasësen me emrin më ekzotik. “Kërcitësja” Fromme, përkrahëse e Charles Mansonit, gjuajti me pistoletë drejt tij kur ky po përpiqej t‘i jepte dorën. Fatmirësisht, për të, nuk kishte pasur plumba në pistoletë. Fromme vazhdoi të shkaktonte trazira kur gjuajti një mollë drejt gjykatësit gjatë gjykimit të saj.

Franklin Delano Ruzvelt

Tedi Ruzevelt nuk ka qenë anëtari i vetëm i klanit që u përball me plumbin e vrasësit. Një muaj pasi Ruzvelt u zgjodh President ai u bë “gjahu” i Giuseppe Zangara-s. Zangara-s iu desh të hipte në një karrige në mënyrë që të kishte pamje të qartë të njeriut që donte të vriste. Presidenti shpëtoi, por guvernatori i Çikagos që po qëndronte afër tij, nuk ishte aq me fat. Në fjalët të tij të fundit ai tha: “Jam i lumtur që isha unë e jo ju, z. President”.

Next Post

Deputeti socialist: President, këshilltari juaj është ish-sigurims, ja pseudonimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

May 28, 2026
GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

May 28, 2026
SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

May 28, 2026
Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK

May 28, 2026
Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

U plagos me plumb në kokë nga shoku, ndërron jetë 17-vjeçari në Tiranë

May 28, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Çfarë mund të sjellë lëvizja Nr.2 e Ervin Salianjit?!

May 28, 2026
Goditje financiare ndaj Cosa Nostra-s, sekuestrohet thesari prej 200 milionë eurosh i lidhur me Messina Denaro

Goditje financiare ndaj Cosa Nostra-s, sekuestrohet thesari prej 200 milionë eurosh i lidhur me Messina Denaro

May 28, 2026
Netanyahu urdhëron IDF-në që të kontrollojë 70% të territorit të Gazës

Netanyahu urdhëron IDF-në që të kontrollojë 70% të territorit të Gazës

May 28, 2026
Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In