• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga ‘Armando Prenga’ te hetimi i Bashës/ Kush është Arben Kraja që do të drejtojë SPAK-un

by Java News
19/12/2019 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arben Krajën si drejtues të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP ndërsa mundi në këtë garë dy kandidatët e tjerë Ervin Kondili dhe Altin Dumani.

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme arriti të merrte 6 votat që i duheshin nga anëtarët e KLP-së për të marrë këtë mandat për një afat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

Por kush është Arben Kraja

Ai është 47 vjeç dhe nga Shkodra. Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme prej më shumë se 15 vitesh, kaloi me sukses përballjen e parë me Vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Kraja është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan javanews.al

Ai gjithashtu ka qenë prokuror i çështjes së ish-gjyqtares së Lartë, Majlinda Andrea, e shpallur fajtore për afera korrupsioni.

Arben Kraja njihet edhe për dosjen e ish-deputetit Armando Prenga për incidentin e Lagunës së Patokut, por edhe për ish-deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë për akuzën e shpifjes.

Tanimë prokurori Kraja ka në ‘duar’ dosjen e kandidatit socialist për Shkodrën, Valdrin Pjetrin, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

/javanews/ g.kosovari

Next Post
Trajneri serb i Bologna që po lufton me sëmundjen e rëndë: Jam në fund të tunelit, mund ta shoh diellin sërish

Trajneri serb i Bologna që po lufton me sëmundjen e rëndë: Jam në fund të tunelit, mund ta shoh diellin sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In