• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Arjan Ndoja i ‘atentatit’ te gjyqtari që shpëtoi Bashën, dosjet e ‘nxehta’ të Vetingut në shtator, në KPA do të vendoset për fatin e Fatmira Hajdarit

by Java News
16/08/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas pushimeve të gushtit, gjatë ditëve të para të shtatorit, vëmendja do të rikthehet edhe një herë tek organet e Vetingut, për shkak të shqyrtimit të pritshëm të dosjeve të ‘nxehta’, për fatin e disa emrave të njohur të sistemit të drejtësisë. Komisioni i Vetingut i shkallës së parë, pritet të caktojë javën e parë të shtatorit seancën dëgjimore, për të njohur prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, me rezultatet e hetimit 20-mujor për veprimtarinë e tij në drejtësi. Gina ishte ftuar nga KPK për t’u paraqitur në seancë dëgjimore që në 16 korrik 2021, por prokurori arriti ta shtynte përballjen me Vetingun deri në shtator, fillimisht duke paraqitur një raport sikur ishte sëmurë dhe më pas me anë të disa manovrave procedurale si dhe kërkesave për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi u shkarkuar si prokurore në vitin 2019 për pasuri të pajustifikuar bashkë me babanë me vlerë rreth 930 mijë USD. Gjatë kësaj vjeshte, KPK pritet të vendosë për konfirmimin ose shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ndoja ishte në makinë me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, i dyshuar se urdhëroi rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Në makinën e prokurorit çuditërisht u gjend dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i vrarë në një atentat mafioz në Vlorë si dhe disa dokumente të vjedhura. Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe 196 211 metra katrorë në Durrës. Prokurori Arian Ndoja, në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2003, rezulton se nuk ka pasur as banesë, ndërsa në vitin 2016 prokurori ka në pronësi 23 apartamente, dy lokale, disa bodrume, garazhe dhe makina. Procesi i Vetingut për Arian Ndojën ka nisur që në dhjetor të vitit 2019.

Me Vetingun pritet të përballet edhe gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku, për të cilin procesi i Vetingut ka nisur që në muaj qershor të vitit të kaluar. Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur tashmë me mbylljen e dy dosjeve të bujshme. Lazër Sallaku mbylli dosjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për çështjen e lobimit me para ruse, ndonëse lobimi u provua. Po ashtu, Lazër Sallaku mbylli edhe dosjen CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj. Në vitin 2012, Sallaku deklaron se bashkëshortja e tij Alma Sallaku ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës.

Me Komisionin e Vetingut pritet të përballet edhe gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë, Avni Sejdi. Ky i fundi ishte një gjyqtar i palakuar në media dhe qarqe diplomatike, deri vjeshtën e vitit 2019, kur pranoi kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin  e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t’i anuluar autorizimin për për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit kishte humbur tenderin dhe i ka mbaruar kontrata me TIA. Në vitin 2005, gjyqtari deklaron një kontratë për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ku si burime të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, deklaron edhe 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit.

Ndërkaq, në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut, pritet të shqyrtohet dosja e gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, e cila u shkarkua në qershor të vitit 2020, pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane. Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku kërkon rikthimin në detyrë. Vendimet e shkarkimit apo të përjashtimit për 15 vjet nga drejtësia, kërkojnë që t’i përmbysin në Kolegjin e Apelimit edhe subjektet Evjeni Sinojmeri, Maria Qirjazi, Gramoz Levanaj, Bilbil Mete, Shpresa Beçaj, Tritan Hamitaj, Petrit Aliaj etj./shqiptarja.com

Next Post
Video e producentes afgane që po “shpërthen” rrjetin: Talebanët po vijnë të na vrasin!

Video e producentes afgane që po "shpërthen" rrjetin: Talebanët po vijnë të na vrasin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In