• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Anjeli tek Kenedi, familjet “e mallkuara” të historisë

by
01/09/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej grekëve të lashtë në ditët e sotme kanë mbërritur “mallkimet” që shuajnë breza të tërë familjesh. Nëse në mitologji një person ishte i destinuar të pësonte fatkeqësi pa reshtur duke dënuar dhe pasardhësit, për arsye se kishte kryer një sakrilegj, në kohët moderne standardet e “familjeve të mallkuara” ndryshojnë. Koincidencat fatkeqe, sëmundjet gjenetike të trashëguara, mënyrat e këqija të jetesës, etja për pushtet janë “mallkimet” më të njohura të familjeve të njohura që kanë prekur fundin brez pas brezi.

Një ndër më të njohurat është familja Kenedi. Jo aq për influencën e dikurshme politike në vend, sesa për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Një familje e shquar politike irlandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e Xhon F. Kenedit si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kenedi, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kenedi nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet ’80 dhe ‘90 dy prej fëmijëve të Robert Kenedit dhe djali i vetëm i Xhon F. Kenedit u ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme. Pas gjithë këtyre fatkeqësive, ish-”Zonja e Parë” Zhaklinë Kenedi, nuk u nda as ajo në mënyrë natyrale nga jeta, por vdiq nga kanceri.

 

Familja Kenedi

Familja Kenedi mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia “imagjinare” se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre. Është kurioz fakti se senatori Ted Kenedi është shprehur në një rast se ekziston mundësia e një mallkimi mbi familjen. Duke filluar që prej vrasjes së Xhon F. Kenedi, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar “mallkimit” duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kenedi kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca. Brezat e mëvonshëm: Në vitin 2006 kongresmeni Patrik Kenedi përplasi makinën ndërsa kishte marrë lëndë narkotike. Babai i tij, Ted Kenedi, i kishte mbijetuar një aksidenti ajror, një mbytjeje në ujë dhe në vitin 2006 avioni me të cilin udhëtonte u godit nga rrufeja.

 

Familja Brando

Nëna e Marlon Brandos vuante nga alkoolizmi; gjithashtu dhe bashkëshortja e tij e parë, Ana Kashfi, u dha pas drogës dhe alkoolit pasi lindi djalin e tyre të parë, Kristianin. Përveç problemeve të tij me drogën dhe alkoolin, Kristiani vrau të dashurin e motrës së tij nga babai. I dënuar për vrasje me paramendim, Kristiani u dënua gjashtë vite. Duke dashur që të parandalonte që vajza e tij, Cheiene, të dëshmonte në gjyqin e Kristianit, Marlon Brando e dërgoi atë në Tahiti, prej ku ajo s’thirrej dot në gjyq nga autoritetet amerikane. Një vit para se Kristiani të lirohej nga burgu ajo u vetëvra.Brezat e mëvonshëm: Vëllai i Cheiene, Teihotu, është banuesi i vetëm i ishullit Tetiaroa, pranë Tahitit, për të cilin Marlon Brando zotëronte një qira deri në vitin 2064. Përveç tij, Brando ka disa fëmijë me gra të ndryshme.

 

Familja Onasis

Kjo familje me plot gojën mund të quhet tragjedi greke. Një nga njerëzit më të pasur dhe më të famshëm në botë, Aristotel Onassis vuajti shumë vdekjen e të birit, Alexandros  gjatë një aksidenti me avion në vitin 1973. Por ndoshta vajza e tij, Christina ishte personi më tragjik në familje. Menjëherë pas vdekjes së të vëllait, mamaja e saj kryen vetëvrasje, gjë që u pasua me vdekjen e të atit në vitin 1975 nga pneumonia. Ajo trashëgoi një pasuri të madhe, por ndoqi një mënyrë jetese jo të mirë dhe e humbi pjesën më të madhe të  pasurisë. Të 4 martesat e saj përfunduan me divorc. Shëndeti i saj nuk ishte mirë derisa vdiq në moshën 37-vjeçare në vitin 1988 si pasojë e disa drogave dhe pilulave gjumi.

 

Familja Anjeli

Xhovani Anjeli, që u bë president i Fiatit në vitin 1968, ishte në presion të gjente një pasardhës për perandorinë e tij 2 bilion dollarëshe. Djali i tij Edoardo, që nuk kishte interes për biznesin familjar, u arrestua në Kenia për trafik droge në vitet ‘90. Në vitin 2000, ai vrau veten duke u hedhur nga një urë. Më pas Xhovani Anjeli i Ri, nipi i patriarkut, që kishte premisa për të marrë kontrollin e kompanisë, vdiq në vitin 1997 në moshën 33-vjeçare nga një sëmundje e rrallë kanceri. Në vitin 2003, Xhani Anjeli vdiq nga kanceri i prostatës. Që prej asaj kohe, trashëgimtarët e tij janë nipërit.

 

Familja e Romanovëve

Trembëdhjetë vjet pas vrasjes së gjyshit të tij, Nikolla II u bë Car i Rusisë. Gruaja e tij Aleksandra trashëgoi gene jo të shëndosha nga gjyshja e saj, Mbretëresha Viktoria. Si pasojë, djali i tyre, i shumëprituri trashëgimtar i fronit, Aleksei, ishte i dobët për shkak të hemofilisë dhe nuk mund të qeveriste. E dëshpëruar për të siguruar shërimin e tij, Aleksandra e dëmtoi më tej reputacionin e familjes duke kërkuar ndihmën e vdekjes së Rasputinit, një “magjistar” i diskutueshëm në atë kohë.

Rasputini profetizoi se fundi i Romanovëve do të vinte pas vdekjes së tij, një vit më vonë. Njeriu i mistershëm u vra nga fisnikët dhe dy muaj më vonë, Revolucioni i Shkurtit i dha fund fuqisë më se 300-vjeçare të Romanovëve.

Brezat e mëvonshëm: Disa gra janë përpjekur të kalojnë provën për t’u deklaruar si njëra prej katër vajzave të vrara të Carit, por që prej vitit 1918 trashëgimtarët e mbetur të Romanovëve kanë bërë një jetë të tërhequr pa rënë në sy.

 

Dinastia Tutankhamun

Mbreti Tut lindi nga Faraoni Akhenaten. Kjo degë e pemës së familjes ishte e vjetër dhe e tharë, dhe Tutankhamuni lindi me dhëmbët prerës të mëdhenj dhe qiellzë të çarë si dhe kafkë të stërgjatë. Kjo mbase ishte dhe arsyeja pse ai u martua me vajzën e babait të tij, Ankhesenamen.

Tuti dhe Ankhesenamen sollën në jetë dy vajza, të dyja të lindura para kohe, të dyja të vdekura. Mbreti Tutankhamun vdiq në moshën 19-vjeçare i goditur në kokë apo i helmuar, ose nga një gangrenë e shpejtë, duke e lënë Egjiptin pa trashëgimtar. Gruaja e tij zgjodhi të martohej me një të pallatit, i quajtur Ay, i cili mendohet se mund të ketë qenë vrasësi i Tutankhamunit.

Brezat e ardhshëm: Ay, një njeri i zakonshëm, ishte një prej faraonëve të fundit të Dinastisë së 18-të. Ai e zgjodhi pasardhësin e tij nga radhët e ushtrisë, duke i dhënë fund trashëgimisë së Tutankhamunit.

 

Shtëpia e Habsburgëve

Perandori Austriak i Shtëpisë së Habsburgëve, Franc Jozefi, mbretëroi për 68 vite, duke shënuar udhëheqjen e tretë më të gjatë në historinë e aristokracisë evropiane. “Mallkimi” mbase do të vinte nga insistimi i Francit për t’u martuar me kushërirën e tij, Elizabetën e Bavarisë, familja e së cilës kishte një histori të gjatë sëmundjesh mendore. Elizabeta u vra me thikë në moshën 60-vjeçare nga një anarkist.

Djali dhe trashëgimtari i Franc Jozefit dhe i Elizabetës, Princi Rudolf, u lidh me një baroneshë 17-vjeçare dhe shokoi gjithë botën duke e vrarë atë e më pas veten. Si rezultat, Franc Ferdinandi, nipi i perandorit u bë trashëgimtar i fronit. Në vitin 1914, Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij, Sofia, u vranë në Sarajave, ngjarje kjo që u konsiderua si një prej shkaqeve të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Brezat e ardhshëm: Vrasja i dha fund tetë shekujsh sundimi të Hasburgëve në Evropë.

 

 

Familja Heminguei

Po të hedhësh një vështrim mbi familjen Heminguei vërehet me lehtësi “mallkimi” klinik: Depresioni i thellë.

Në moshën 29-vjeçare karriera letrare e Ernest Hemingueit po fillonte të ecte me shpejtësi, kur babai i tij vrau veten. Ernest Heminguei fitoi një çmim “Nobel”, “Pulitzer” dhe famë ndërkombëtare. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të zgjidhte të jetonte, duke i dhënë fund jetës me një armë “Shotgun” në moshën 62-vjeçare.

Pesë vjet pas vetëvrasjes së Ernest Hemingueit, motra e tij Ursula, e cila luftoi me kancerin dhe depresionin, kreu vetëvrasje me anë të një mbidoze. Gjashtëmbëdhjetë më vonë, vëllai i vetëm i Ernestit, Leicester, vrau veten me armë zjarri, pasi mori vesh se do humbiste dy këmbët për shkak të diabetit. Dhjetë vite më pas, mbesa 35-vjeçare u zhyt në depresion dhe mori mbidozë ilaçesh.

Brezat e mëvonshëm: Nga pasardhësit e Ernest Heminguei jeton mbesa e tij e njohur, Mariel, e cila ka dy vajza, Dree Louise Crisman dhe Langley Crisman.

 

Familja Gandi

Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 erdhi dhe lindja e kësaj dinastie politike. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë dhe nxiti vajzën e tij Indira që të përfshihej gjithashtu në politikë. Ajo qëndroi në postin e kryeministres nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba.

Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë. Në vitin 1991 një grua e re u ul në gjunjë për të prekur këmbën e tij dhe më pas shpërtheu duke vrarë veten, Rajivin dhe 16 persona të tjerë.

Brezat e mëvonshëm: Bashkëshortja e Rajiv, Sonia, e është një ndër gratë më të fuqishme të botës, por telashet janë shfaqur në horizont. Djali i saj Rahul është në Parlament dhe ka një reputacion negativ në gjithë vendin.

 

Next Post

INSTAT: Konsumatorët familjarë ulin konsumin e energjisë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In