• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Ana Frank, tek trenat me flori të grabitur e lista me emrat në Aushvic/ Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

by Java News
06/12/2021 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli zhdukjen e shumë njerëzve. Në atë kohë u krijuan shumë teknologji të avancuara që humbën gjithashtu nga koha. Përgjigjet mbi këto pyetje u ndanë me të vetmit që i njihnin, dhe zgjidhja e këtyre mistereve ka angazhuar shumë njerëz që nga koha e luftës. Ja cilat janë disa nga misteret më interesante ende të pazgjidhura nga Lufta e Dytë Botërore

Kush e zbuloi vendndodhjen e Ana Frank?

Ana Frank ishte një nga miliona viktimat e Holokaustit. Por ajo vajzë e re u bë e famshme pas vdekjes, pasi u publikua ditari i saj, që përshkruante në detaje jetën e saj dhe përvojat e fshehjes nga nazistët. Ditari e ka bërë atë një nga figurat më të njohura historike.

Për pasojë,çdo moment i jetës së saj është studiuar në thellësi. Por mbetet ende një çështje e pazgjidhur:kush e zbuloi vendndodhjen e saj dhe të familjes?Për këtë janë paraqitur një sërë teorish të ndryshme, që supozohet se i përgjigjen pyetjes, por asnjë provë e fortë nuk është ofruar deri më tani.

Objektet e çuditshme në qiell

Objektet fluturuese të paidentifikuara, janë shumë të preferuara nga ata që janë të interesuar për misteret. Dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore janë raportuar shumë imazhe të çuditshme ajrore. Objekte të çuditshme u ndeshën në qiell shumë herë nga pilotët gjatë asaj lufte.

Këto objekte ishin në madhësi, forma dhe ngjyra të ndryshme, madje silleshin ndryshe nga avionët që kishin ndërtuar njerëzit. Në fillim, zyrtarët e ushtrive besonin se këto pamje ishin rezultat i lodhjes fizike të pilotëve apo dukurive atmosferike.

Por pas raporteve të vazhdueshme, nisi një hetim zyrtar për të kuptuar se çfarë ishin ato.

Ekzistonte frika se këto objekte ishin një teknologji e fshehtë armike, por natyra e tyre në dukje miqësore e bëri të pamundur këtë shpjegim. Hetimet nuk mundën të jepnin asnjë përgjigje, dhe misteri i atyre objekteve mbetet ende sot i pazgjidhur.

Globi i Hitlerit

Dihet se Adolf Hitlerit i pëlqenin gjërat e mëdha. Mjafton të shihni tanket që ai dha urdhër të ndërtoheshin gjatë viteve të luftës. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk është i rrethuar nga njëmister si globi gjigant i udhëheqësit nazist. Ky glob u ndërtua posaçërisht për Hitlerin nga një kompani me qendër në Berlin në vitet 1930.

Ajo sferë gjigante mbeti në zyrën e Hitlerit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe u shndërrua në simbol të ambicieve despotike të Hitlerit. Por pas luftës, vendndodhja e globit mbeti një mister. Disa globe të ngjashëm u ndërtuan në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerë dolën në shitje përgjatë dekadave, por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar si globi i Hitlerit.

Ai mund të jetë shkatërruar në kaosin e ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, ose është grabitur nga një ushtar që e ka mbajtur të fshehur. Historiani Volfram Pobanz pretendon se Hitleri nuk ishte fans i globit, pasi ai nuk është parë kurrë në një foto me të.

Lista e emrave në kampin e vdekjes në Aushvic

Në vitin 2009, një historian zbuloi një listë me 17 emra në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë kryerjes së punimeve rutinë për mirëmbajtjen e këtij objekti. Të gjithë emrat ishin britanikë dhe ishin shkruar në një copë celuloid të bardhë.

Tetë nga emrat kanë një shenjë të tyren, kështu që lista është përdorur me siguri për të verifikuar diçka, por gjithçka mbetet ende një mister. Përveç emrave, lista përmban gjithashtu një varg numrash dhe disa fjalë të zakonshme gjermane me përkthimet e tyre në anglisht, si “që atëherë”, “kurrë” dhe “tani”. Disa shpjegime sugjerojnë se emrat ishin një listë e spiunëve britanikë, apo edhe një listë e trupave britanike që dezertuan tek nazistët.

Treni me arin e grabitur nga nazistët

Ky tren mbetet një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa historia e saktë mund të ndryshojë sipas varianteve që rrëfehen, shumë njerëz besojnë se kur e kuptuan se po e humbnin luftën, nazistët ngarkuan një tren plot me ar, vepra arti dhe sende të tjera me vlerë që ishin grabitur në vendet e pushtuara.

Thuhet se ky tren, me gjasë ka përfunduar në ndonjë tunel të kyçur,por nuk është gjetur asnjëherë. Nëse është e vërtetë, atëherë ngarkesa në bordin e këtij treni mund të vlejë shumë para. Edhe pse kjo histori është bërë në thelb një legjendë urbane, ajo është marrë seriozisht nga shumë autoritete që nga viti 1945.

Ushtria polake e kërkoi atë tren pas luftës, por pa sukses. Nuk është gjetur asnjë provë që sugjeron se treni ka ekzistuar ndonjëherë. Por disa vite më parë,kërkimi rinisi nga 2 polakë, të cilët pretenduan se kishin marrë një rrëfim nga dikush në shtratin e vdekjes për vendndodhjen e trenit. Gjithsesi, sërish nuk u gjet asnjë tren i ngarkuar me ar. / War History – Bota.al

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Plas keq tek Juve, Allegri kapet me Morata-n pas zëvendësimit: Qepe, shiko se çfarë bëre

VIDEO/ Plas keq tek Juve, Allegri kapet me Morata-n pas zëvendësimit: Qepe, shiko se çfarë bëre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

July 12, 2026
Patronpatronazhistët e protestës, mos kopjoni stilin dhe mllefin e pashërueshëm të Sali Berishës

Patronpatronazhistët e protestës, mos kopjoni stilin dhe mllefin e pashërueshëm të Sali Berishës

July 12, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

July 12, 2026
Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë! Nuk paragjykoj ata që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë! Nuk paragjykoj ata që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet

July 12, 2026
Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

Argjentinasit provokojnë anglezët, këndojnë për ishujt Falkland

July 12, 2026
“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gaboni kur mendoni se fondet…

July 12, 2026
Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

July 12, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

July 12, 2026
Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

July 12, 2026
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In