• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga alkooli e droga te bixhozi, pyetjet që do vënë në vështirësi policët

by A R
21/03/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në procesin e vlerësimit, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë disa formularë deklarimit që lidhen me pasurinë e figurën e tyre e nga ana tjetër duhet t’u japin përgjigje edhe disa pyetjeve.

Mëposhtë lista e pyetjeve dhe formularët që duhet të plotësojnë në kuadër të procesit të “vetting-ut”:

-A keni pasur emër apo mbiemër tjetër më parë?

-A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë, emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pasur apo keni regjistruar në gjendje civile?

-A keni pasur apo keni shtetësi tjetër?

-A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

-A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj për kryerjen e një vepre penale?

-A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare apo të huaja, për kryerjen e një vepre penale?

-A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi ose jo?

-A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyrë tjetër takimi i qëllimshëm me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?

A keni pasur kontakte të paprështatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes suaj ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizaur?

A keni pranuar, shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

A keni dijeni se një person i familjes ka pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

A keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

A jeni përdorues i lëndëve narkotike?

A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të fatit?

A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit ‘90?/a.m.

Next Post
Gazetari që tregon bandat dhe drogën: Jetoj në 56 metër katrorë

Gazetari që tregon bandat dhe drogën: Jetoj në 56 metër katrorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In