• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga akademia e barinjve tek kontrolli me satelit, skema që do të përdoret për të mbështetur fermerin

by
21/11/2021 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ka prezantuar buxhetin për fermerët për vitin 2022, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek skema që do të përdoret për të mbështetur fermerin.

7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet  për zhvillimin rural theksoi kryeministri, ndërsa shtoi se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nisur një bashkëpunim me atë të Vijenës ku së shpejti studentët që do të diplomohen do marrin diplomën e Vjenës.

“Universiteti  i Vjenës po bashkohet me Universitetin tonë Bujqësor. Që në vendin tonë të vijnë nxënës dhe të studiojnë dhe në fund të dalin me diplomën e Vjenës. Ka fillua punuar me programe të përbashkëta. Po ndërtohet me kolegët e profesorë atje në Vjenë. Ne duam që në këtë fazë të fillojmë procesin e testimit të kapaciteteve tona. Në bashkëpunim me universitetin. E treta përmes teknologjisë ta çojmë në nivel tjetër procesin e sigurimit të prodhimeve. Njëkohësisht cilësinë e prodhimeve. Të përfshihet bujqësia në skemën e fermerëve.” tha Rama.

Kryeministri ka shtuar se tashmë po bëhet gati një skemë që fermerët të mund të sigruojnë prodhimet e tyre dhe të mos jenë në mëshirë të kushteve atmosferike. Kjo skeme sigruime do të jetë me kosto minimale por që do të mbulojë të gjithë prodhimin e fermerëve. Me anë të tekonologjisë dhe me anë të satelitëve që do të lëshojë Shqipëria në hapësirë do krijohet mundësia që të kontrollohet garancia e produkteve, ka shtuar kryeministri Edi Rama.

“Ta sigurojnë prodhimin e tyre jo të gjenden të shkatërruar përballë motit dhe fatkeqësive. Po punojmë për një sistem mikro sigurime që të kushtojë në minimum fermerit dhe prodhuesit. Dhe ai të jetë krejtësisht i mbuluar. Që të sjellë garanci që asnjë pikë djersë të mos shkojë kot. Sigurim i kombinuar me teknologjinë. Bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit. Kjo është një nga komponentët që do mbulojnë satelitetët tanë.” tha Rama.

“Sistem që garanton informacion të plotë. Për qeverinë, Universitetin për siguruesit dhe për çdo parcelë. Ta dimë në kohë reale se ku gjendet prodhimi. Dhe në kohë reale të identifikohet cilësia e farës. Aty Universiteti duhet të futet si hallkë garancie të mos ketë më mundësi për fara të  tjera.” shtoi kryeministri.

Rama ka pasur edhe një këshillë për fermerët që prodhimin ta nxjerrin nga tokat e tyre por në fund kur ta shesin të bëhen bashkë në mënyrë që të mund të negociojnë me blerësit.

“Nuk bëhet fjalë të bashkohen pronat por forcat. Secili në pronën e vet. Se nuk do bëjmë koperativë. Por të gjithë bashkë të koordinuar se si do mbjellim dhe ku do marrim farat. Çfarë teknologjie për të kultivuar. Dhe në fund do jemi një grup që kemi 10 kamionë me domate dhe tjetër negociohet me 10 kamionë dhe tjetër kur je me trasta. Kush do ta blejë trastën? Kurse kur je i bashkuar e negocion çmimin. Veç në prodhim, bashkë në shitje. Del me ton në shitje. Se vijnë vetë ata që i grumbullojnë dhe i marrin.” tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe nismën “Open Balkan” ku tha se së shpejti  do të mund të këtë treg për prodhimet e mishit në Maqedoni dhe në Serbi.

“Kemi arritur për herë të parë nga viti i ardhshëm të kemi treg për kafshët e gjalla si dhe treg të mishit dhe për prodhimet blegtorale përtej Shqipërisë. Sot me Ballkanin e Hapur,. Me marrëveshjet në hapësirën e Maqedonisë së Veriut dhe në Serbi do mund të tregtojmë prodhimet e mishit dhe prodhimet blegtorale. Kërkesa numër një për të rritur këtë sektor në blegtori. Bëjmë humor me akademinë e barinjve. Të tjerët e kanë akademi barinjsh, peshkatarëve, rritësve të bletëve. I mbledhin njerëzit çdo vit dhe u japin informacion se si do funksionojë. Si do të fuqizojmë blegtorinë kur nuk shiten dot jashtë produktet. Cila është kërkesa. Na hapni rrugët e Lindjes së Mesme, Turqisë. Se një nga pikat që e ka penguar, ishte pikërisht mishi, standardet, thertoret. Duhet të hapim tregjet dhe do kemi të ardhura.” tha Rama.

/b.h

Next Post
Ky detaj tregon se Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë asnjëherë

Ky detaj tregon se Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë asnjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In