• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nga 800-1000 euro metri në Tiranë konsiderohet lirë”, eksperti: S’ka më pikiatë, por në bregdet…

by A R
01/03/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme është rrjedhojë e rritjes së kostove të ndërtimit. Eglent Bici, sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme” thotë se tashmë rritja vjen si pasojë e cilësisë më të mirë të punimeve në ndërtesat e reja.

Ai shprehet në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se rritja e çmimit duhet të na gëzojë pasi tregon shtimin e kërkesës. Bici thotë se tashmë Tirana është e ndarë në tre tipologji pronash: zona e vilave në periferi dhe e pronave elitare në qendër, zona e Unazës së Vogël dhe pjesa tjetër. Tashmë ka ndryshuar edhe koncepti i çmimit “të lirë” kur bëhet fjalë për të blerë një pronë.

Eglent Bici: Nëse flasim për 800, 900, 1000 euro metri katror se praktikisht kjo ka shkuar tashmë e lirë në Tiranë…

Aldo: Më e lira është 800?

Eglent Bici: Po, nuk besoj se ka më lirë, sepse kostot e ndërtimit janë rritur shumë. Në qoftë se jo më larg se përpara 5-6 viteve në Tiranë ti kishe mundësinë të ndërtoje me 300 euro metri katror, sot kostoja e ndërtimit nuk të shkon më pak se sa 650-700 euro metri katror sepse cilësia është rritur shumë. Cilësia e 3-4 viteve të fundit për mendimin tim, është e denjë për çfarëdo lloj…

Aldo: Le të themi që pas tërmetit.

Eglent Bici: Tërmeti e shkundi pak, por jo vetëm. Klientët, blerësit, njerëzit tashmë nuk kërkojnë të blejnë vetëm metra katrorë, në qoftë se para 5,7 apo 8 viteve ishte pyetja “sa euro është metri katror”, tashmë nuk është sa euro është metri katror, por kush është ndërtuesi, cilat janë specifikimet teknike të punimeve, si është pjesa e parkimit, çfarë kam afër…

Sa i përket rritjes së mëtejshme të çmimeve, Bici thotë se nuk pritet që të ngrihen më tepër në Tiranë por bregdeti do të vijojë të paktën për 5 vitet e ardhshme.

Aldo: Kjo është periudha kur çmimet kanë arritur pikun dhe më pas presim rënie apo…

Eglent Bici: Sipas një analize timen, u bënë 14 vite tashmë në treg, me thënë të drejtën mendoj që Tirana është në një moment që nuk ka për të patur më pikiatë lart. Ka për të patur rregullim, pra mund të jetë një rregullim poshtë apo një rregullim i vogël lart, por tregu i bregdetit mendoj që ka për të patur rritje përsëri, të paktën për 5 vitet e ardhshme.

/a.r

Next Post
Plas keq në emision/ Zhaklina nuk i përgjigjet pyetjeve të Bieta Sulës, ja si reagon moderatorja

Plas keq në emision/ Zhaklina nuk i përgjigjet pyetjeve të Bieta Sulës, ja si reagon moderatorja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In