• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga 7 tetori nisin transaksionet në SEPA me BE, BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta

by E S
14/09/2025 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 7 tetor, do të nisin transaksionet e para në euro në zonën SEPA për Shqipërinë, që pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në nëntor të vitit të kaluar. Të 11-të bankat vendase kanë kryer të gjitha investimet dhe testimet e duhura për të ofruar këtë shërbim, që, siç shpjegon Ledia Bregu nga Banka e Shqipërisë, do të kushtojë deri në 5-fish më pak për shqiptarët.

“Parimi i transaksioneve SEPA në të gjithë zonën unike të pagesave është i tillë që nuk mund të kushtojnë më shumë pagesat ndërkufitare se ç’kushtojnë pagesat brenda vendit. Për ato transaksione që iniciohen elektronikisht nga aplikacionet, nga mobile banking minimumi nuk mund të kushtojnë më shumë sesa 2 euro, mund të kushtojë edhe zero, por jo më shumë se 2 euro. Për vlera transaksionesh deri në 100 mijë euro, tavani i komisionit nuk mund të jetë më shumë sesa 0.01% e shumës, pra flasim për pak euro, 1-10 euro. Dhe për vlera transaksionesh ndërbankare mbi 100 mijë euro, këto komisione nuk mund të shkojnë më shumë sesa 25 euro”, tha Ledia Bregu Drejtore e Departamentit te Sistemebe të Pagesave, BSH.

Nga ana tjetër, për ato transaksione ndërkufitare që do të kryhen fizikisht në sportelet e bankës, komisionet do të jenë më të larta.

“Në krahun e kundërt, për veprimet që bëhen në bankë me prezencë fizike, të cilat konsiderohen si transkasione që nuk janë të iniciuara elektronikisht, kjo edhe për të dekurajuar prezencën fizike, e cila është e kushtueshme, këto komisione sigurisht që janë më të larta. Flasim këtu për rreth dyfish, 0.02% do të jetë komisioni për transaksione deri në 100 mijë euro që kryhen fizikisht në sportelet e bankës. Kjo edhe për të dekurajuar, por edhe sepse ka kosto më të lartë puna e bërë fizike. Transkasionet elektronike janë më të shpejta, më të besueshme, më të lira dhe më komode”.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë uli deri në 10 herë komisionet për pagesat në euro që bëhen brenda vendit, duke krijuar kështu edhe mjedisin e nevojshëm që edhe transfertat ndërkufitare që do të kryhen në SEPA, të mos kushtojnë më shumë se ato që bëhen në ekonominë e brendshme.

Next Post
“Ia vlente rreziku”, polemikat për ambasadorin e shkarkuar britanik në SHBA mbi lidhjet e tij me Epstein-in

“Ia vlente rreziku”, polemikat për ambasadorin e shkarkuar britanik në SHBA mbi lidhjet e tij me Epstein-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In