• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga 7 kushtet e deputetit gjerman te 7 arritjet, qëndrimi i Merkel që konfirmon mbështetjen për Shqipërinë

by A R
28/11/2016 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita ditën e sotme e paralajmëruar më parë e kryeministrit Edi Rama në Gjermani mori një rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit tonë, veçanërisht pas deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krischbaum pak ditë më parë nga Tirana.

Ky i fundit, me deklaratën e tij, paksa të nxituar dhe me një paralele të ngjashme dhe shumë të dukshme me frymën që po kërkon të përhapë Partia Demokratike, kërkoi të zbehë në radhë të parë progres-raportin mjaft pozitiv të KE-së. Dhe në radhë të dytë fjalën e kancelares Merkel ditën e sotme.

Por në vendin tonë, veç tre ditë zgjat çudia më e madhe! Edhe në këtë rast, për ironi të fatit apo kohës aq zgjati më së shumti. Sepse pas tre ditësh, pritej fjala e kancelares, e cila erdhi e qartë dhe e palëkundur: Vlerësojmë progresin e bërë nga qeveria shqiptare dhe mbështesim Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave!

Të gjithë zërat dashakeqës, ndoshta do të duhet të rilexojnë dhe ridëgjonë fjalën e saj krah kryeministrit Rama. Sepse ndoshta këto zëra dashakeqës, janë mësuar me një politikë të varur me interesa për karrige dhe për pushtet financiar, duke marrë përsipër edhe të të qenurit anti-kombëtar!

Por çfarë tha konkretisht kancelarja Merkel? Po të rilexosh dhe ridëgjosh fjalimin e saj, që ndryshe njihet edhe si zonja e hekurt dhe kur vjen fjala për BE nuk ta përton të të thotë gjërat “copë”, ato deklaratat e deputetit Krischbaum duken aq të largëta dhe të pabesueshme, saç duket Basha kur thotë se PD është për implementimin e reformës në drejtësi.

Ndonëse gjermani i fundit i PD retorikë kishte 7 pritshmëritë dhe zgjedhjet e lira, për Merkel kryefjalë e fjalimit ishin 7 arritjet, dhe asnjë kusht! Konkretisht më poshtë janë 7 pikat ku vetë Merkel u ndal dhe i përsëriti fort:

Shqipëria në vitet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht

Komisioni Evropian e ka njohur këtë progres edhe në raportin e tij të fundit për Shqipërinë

Janë bërë reforma shumë të rëndësishme. Gjermania ka kontribuar në mënyrë vendimtare që të kalojë reforma në drejtësi.

Komisioni Evropian e ka njohur këtë progres edhe në raportin e tij të fundit për Shqipërinë

Reformat duhet te vazhdojnë në çdo fushë dhe Komisioni Evropian për këtë ka përcaktuar pesë prioritete.

Kush i di konfliktet e politikës së brendshme, e ka të qartë se nevojitet shumë forcë dhe shumë guxim, për të ecur në këtë rrugë.

Përgëzoj me gjithë zemër Kryeministrin Edi Rama për këtë progres.

Siç shihet më sipër, liderja e pashpallur e BE e njeh mjaft mirë situatën në Shqipëri dhe mbi të gjitha njeh mjaft mirë progresin e bërë.

Ajo e di mjaft mirë jetën politike në Shqipëri dhe e di që fateqësisht ende mes nesh ka politikanë që mos hapjen e negociatave, pra bllokimin e situatës, e cilëson si sukses.  Merkel e di mjaft mirë se çfarë e ndan vendin tonë nga hapja e negociatave, dhe e tha me zë të lartë: reforma në drejtësi.

Por të qartësojmë diçka të thjeshtë, reforma në drejtësi nuk është detyrim që na e kërkon Merkel apo BE. Populli shqiptar e di, dhe do të gënjenim veten nëse do të thonim që kemi sistem gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptueshëm!

Dhe tashmë, me një shans si kurrë më parë kaq pranë derës së BE, shërimi i kësaj plage vrastare për të ardhmen e vendit tonë, dhe që e ka mbërthyer Shqipërinë për kaq vite në vendnumëro, kthehet në detyrim mbi të gjitha për vetë kombin!

Prandaj, për të gjithë ato që u gëzuan dhe nxituan ta quanin “shuplakë” të Gjermanisë, deklaratat e gjermanit të fundit të PD të bëra pak ditë më parë, do të bënin mirë të lexonin dhe dëgjonin Merkel. T’i kuptonin 7 pikat e Merkel dhe vlerësimet e saj. Sepse Merkel e di dhe e bëri të qartë edhe sot: nëse ka një të ashtuquajtur kusht, si detyrim ndaj vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo BE, është reforma në drejtësi. Dhe tashmë Merkel e di, kush realisht e do, dhe kush realisht po ulëret që ta bllokojë!/Lexo.al/a.m.

Next Post
Policia bashkiake i bllokon mjetin, ja çfarë bën qytetari në Tiranë

62-vjeçarja grabit bllokuesin e gomës të vendosur nga policia bashkiake, shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

July 23, 2026
Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In