• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga 5 propozimet për martesë te profesioni si mësuese/ Kush është Jill Biden, zonja e parë e SHBA që do të zëvendësojë Melania Trump

by Java News
07/11/2020 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati demokrat Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, ndërsa bashkëshortja e tij Jill do të jetë Zonja e Parë. Ajo ishte duke dhënë mësim në vitet 1990, kur ai që do të bëhej bashkëshorti i saj, u emërua për herë të parë zyrtarisht kandidat për president.

Por çfarë dimë për gruan që së shpejti do të drejtojë bashkë më bashkëshortin Shtëpinë e Bardhë?

Jill Jacobs lindi në qershor 1951 në shtetin amerikan të New Jersey. Ajo ishte më e madhja nga pesë motrat, ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Willow Grove. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson. Ndërsa Joe sapo kishte humbur gruan e tij të parë dhe vajzën e tij 1- vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1972. Nga përplasja kishin mbijetuar djemtë e tij Beau dhe Hunter. Jill ka treguar se e kishte njohur Joe përmes vëllait të saj, i cili ishte senator.

“Unë kisha dalë me djem me xhinse dhe bluza, kurse ai erdhi te dera dhe kishte veshur një pallto, dhe unë mendova; Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as në një milion vjet”.

Në një intervistë për Vouge ajo tregoi: Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Kur dolëm për herë të parë në takim shkuan të shihnim një film, dhe që aty nuk u ndamë më. Por megjithatë ajo shtoi se e kishte detyruar Joe që ta propozonte 5 herë për martesë derisa ajo të pranonte. “Nuk mund të bëja që ata [fëmijët e Joe] të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt,”- shpjegoi ajo.

Çifti u martua në New York City në 1977, ndërsa vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981.

Karriera e mësimdhënies

Biden, 69, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Ajo ka një diplomë bachelor, ajo ka dy diploma master, dhe një doktoraturë arsimi nga Universiteti i Delaëare në 2007. Para se të lëvizte në Uashington, DC, ajo jepte mësim në një kolegj komuniteti, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si zv.president, Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias së Veriut.

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo ç’ka jam,“-shkroi ajo në Tëitter në gusht.

Zonja Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë dhe gjatë kësaj periudhe, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Mos Harro, Zoti i bekoftë trupat tanë” bazuar në përvojën e mbesës së saj, e cila është rritur në një familje me ushtarë. Ajo ka qenë një mbështetëse e flaktë gjatë fushatës së bashkëshortit të saj, duke mbledhur dhe fonde për të.

g.kosovari

 

Next Post
Kryeministri kanadez dhe Boris Johnson janë të parët që urojnë presidentin e ri të SHBA, Joe Biden

Kryeministri kanadez dhe Boris Johnson janë të parët që urojnë presidentin e ri të SHBA, Joe Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In