• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga 17 shkollat e reja, te stacioni i trenit, Veliaj: Ja projektet në mandatin e dytë

by A R
22/03/2019 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për të vijuar projektet strategjike për transformimin e kryeqytetit. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” nga Bashkim Hoxha, Veliaj renditi disa nga projektet që kanë nisur dhe do të nisin edhe në katër vjeçarin e ardhshëm. Një prej tyre është edhe projekti i ndërtimit të 17 shkollave të reja, ku tashmë terrenet janë gati.

“Janë hapur tani kantieret e 17 shkollave të reja. Një tjetër gjë që e kam me shumë merak për mandatin e dytë, por ndoshta do të fillojmë që përpara zgjedhjeve, është Piramida e Tiranës. Do transformojmë atë që u nis si mazoleum për Enverin, në atë që do jetë sot streha e thënë në gjuhën tonë të vjetër, një “pallat pionerësh”, për teknologji informacioni, kodim, dizajn, softuer. Kemi pasur përkrahjen e kryeministrit për të kaluar pronësinë e Piramidës të Bashkia e Tiranës, sapo kemi përfunduar dizajnin”, tha ai.

Një nga investimet më të rëndësishme do të jetë dhe ai i ndërtimit të terminaleve të reja që do të sjellin një ndryshim rrënjësor edhe në transport. Por kurora do të jetë integrimi i terminalit me stacionin e trenit, ku qytetarët pasi zbresin prej trenit do të mund të marrin direkt edhe autobusin urban.

“Për terminalet, filloi ai i Farkës, po ecim me ritme të mira. Tek terminali i Kthesës së Kamzës, do të bëjmë një modifikim. Aty do të shtohet edhe stacioni i trenit, duke qenë se Ministria do të prokurojë trenin elektrik Tiranë-Durrës. Ndoshta në një të ardhme do të vijmë me tren në emision. Ne do t’i bëjmë një modifikim dizajnin të terminalit të Kamzës, për t’i atashuar në një vend, pra t’i merr trenin, hipën në taksi, autobus, ose biçikletë, por të jenë të gjitha në një kompleks Gjëja që besoj është një lajm shumë i mirë për fëmijët është transformimi total i Kopshtit Zoologjik, që është hallka e fundit e transformimit të Liqeni i Tiranës. Ne kemi bërë aty këndin e lojërave, hapim një tjetër kënd lojërash nga ana jugore. Dhe transformimi i Kopshtit Zoologjik, si epiqendër e çdo aktiviteti për fëmijët, me teatër kukullash, me florën, faunën, them që do të jetë një nga pikat më atraktive në qytet. Pastaj kemi projekte të tjera pafund”, siguroi kreu i Bashkisë së Tiranës. Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme do të jetë edhe çështja e parkimit, dhe ndërtimi i këndeve të lojërave. Në kryeqytet do të hapen brenda një muaji edhe dy parkingje nëntokësore. “Së pari ne këtë muaj hapim dy parkingje të reja nëntokësore. Kështu që gjithë zona e rrugës së Elbasanit që është një nga më problematikat, që kam dëgjuar edhe në telefonata, duke qenë se aty ka edhe institucione, siç është Thesari, Tatimet, merr zgjidhje me parkimin tek “7 xhuxhat”, ku ne do të kemi 700 parkime nëntokë dhe prapë këndin e lojԯrave sipër, kësaj herë jo të privatit, por të publikut. Se ajo ishte tokë e bashkisë, se mbaj mend dhe për atë pati protesta. Komuniteti tjetër që kemi patur probleme është tek rruga e Elbasanit sipër, që është përballë Ambasadës Amerikane, dhe pas stadiumit “Qemal Stafa”, edhe ai merr zgjidhje, sepse aty hapim parkingun tjetër me 300 vende. Kështu që gjithë sheshi “Italia”, dhe gjithë zona e njësisë 2 dhe Saukut, dhe gjithë shërbimeve që ofrohen atyre, gjithashtu merr një zgjidhje. Kemi shtuar këtë vit me 4 mijë posta”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Milo përplaset me Voltana Ademin: Ju vazhdoni t’i bini fyellit…

Milo: Mjafton një viktimë në protestë dhe Shqipëria merr flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In