• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga 12 kokrrat e rrushit tek gaforret/ Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni që t`ju ecë mbarë 2025

by A R
31/12/2024 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i Ri shihet si një mundësi për një fillim të ri, e për këtë qëllim, dëshira e madhe është të lihen pas të këqijat e vitit që po kalon e t`i hapet dera fatit e mbarësisë në vitin që po hyn.

Popuj me zakone e tradita të ndryshme kanë krijuar në rrjedhën e kohës besimin se përmes disa riteve të thjeshta, mund ta ndihmojmë veten që Viti i ri të hyjë vërtet me këmbë të mbarë.

Kështu, në Amerikën Latine besojnë se duke mbajtur një valixhe bosh në shtëpi natën e ndërrimit të viteve, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.

Një bindje tjetër është se viti që po hyn duhet t`ju gjejë me portofolin plot, ndaj mbusheni me para përpara mesnatës.

Po dashuria? Që ajo të trokasë në derë në vigjilje të Vitit të Ri, këshillohen të brendshmet e kuqe, pasi besohet se sjellin fat.

Mos qani, mbajini lotët sepse e qara konsiderohet shenjë e keqe për atë çfarë do të pasojë, dhe thuhet se mund të ndjellë një vit plot trishtim.

Në Spanjë, janë të bindur se duhen ngrënë 12 kokrra rrushi në momentin që akrepat e orës shënojnë mesnatën. Tradita daton që nga 1880 dhe vazhdon të mbetet mjaft popullore ende edhe sot.

Në disa vende konsiderohet ogur i keq huazimi i parave në mbrëmjen e vitit të ri dhe në ditën e parë të tij, sepse kjo nënkupton telashe financiare për muajt në vijim.

Gaforret mund të duken një ushqim mjaft special, dhe një mënyrë e shkëlqyer për të festuar Vitin e Ri, por ato duhen shmangur me çdo kusht sipas kulturave, sipas të cilave, për shkak se ato lëvizin prapa, nëse hani një para mesnatës, atëherë viti juaj do të ketë shumë pengesa.

Në Kinë dhe në Amerikën Latine kujdesen që ndërrimi i viteve të mos i gjejë pa pastruar shtëpinë. Përse? Po sepse sipas legjendës, kështu largohet i gjithë negativiteti, dhe afrohet fati i mirë.

Next Post
Vetmia, brenga e moshës së tretë në shoqërinë tonë. Historia e nënë Ismetes

Vetmia, brenga e moshës së tretë në shoqërinë tonë. Historia e nënë Ismetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com