Nga data 1 shkurt e këtij viti, të gjitha bizneset do të kenë mundësi që të krijojnë automatikisht listëpagesat për punonjësit e tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën të ditur se listëpagesat do të krijohen automatikisht, për çdo periudhë tatimore, çdo datë 1 të muajit pasardhës, duke iu dhënë mundësinë bizneseve të vijojnë me deklarimin e tyre në të njëjtën mënyrë siç veprojnë me deklaratat e tjera tatimore (pa pasur nevojë të krijojnë listëpagesë ESIG 025)”.
Ky, sipas DMPT-së, është një proces që do të shërbejë për lehtësimin e procedurave për listëpagesat.
Deri tani, bizneset, çdo datë 1 të muajit duhet të përditësonin listëpagesat e tyre, të reflektonin ndryshimet nëse kishte dhe të krijonte një direktori të re për muajin pasardhës./a.k