• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga 1 Nëntori do të kryhet vaksina HPV për gratë dhe vajzat

by Java News
22/10/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, është organizuar “Pink-Talk”, një aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu, grave që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, mjekëve, ekspertëve të fushave të ndryshme.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se duke filluar nga data 1 Nëntor në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet kryera e vaksinës HPV.

“Unë jam e gëzuar të them se duke filluar nga data 1 Nëntor, ne në Shqipëri, për të parën herë përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit vaksinën kundër humanpapillomavirusit. Kemi punuar gjatë për të arritur këtu dhe fakti që një vaksinë kaq efektive është dhe ne tashmë kemi mundësi që vajzat tona t’i vaksinojmë dhe të garantojmë që deri në 100%, që nuk do t’i prekë kanceri i qafës së mitrës, është një fitore, fitore padyshim e shkencës, por është një fitore e cila ne sjellim në këtë betejë të përditshme kundër sëmundjes dhe pikërisht kundër tumorit të qafës së mitrës”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Manastirliu tha se falë investimeve në spitalet rajonale por edhe mamografive të lëvizshme, 20 mijë gra në vit kryejnë mamografinë falas.

“Me investimet në mamografitë afër vendbanimit, kemi arritur që sot të kryejnë mamografinë rreth 20 mijë gra/vit. Do të mundësojmë gjithashtu në kohë reale që nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm të kemi mundësi që të ecim më shpejt në raport me depistimin e hershëm të grave në grupmoshat +50 vjeç në zonat e thella dhe ato rurale të thella, për të mundësuar që targeti që kemi vendosur në Programin tonë Kombëtar të Depistimit të Hershëm të Kancerit të Gjirit ku synojmë që rreth 50 mijë gra në vit të bëjnë mamografinë, të jetë një objektiv i arritshëm”, tha Manastirliu.

Duke folur për shtirjen e shërbimit në spitalet rajonale, Manastirliu u shpreh: “Ne për këtë vit synojmë që Njësitë e Kemioterapisë t’i shtrijmë në dy spitale. Tashmë e kemi hapur Njësinë e Kemiterapisë së re në Spitalin e Beratit. Brenda këtij viti hapet dhe në Spitalin e Korçës ku është angazhuar dhe mjekja onkologe nëpërmjet sistemit të bonusit për të ofruar shërbim në këtë spital. Na duhet që në organizimin territorial të planifikimit spitalor të vendosim dhe objektiva strategjikë në raport me shërbimin mbi bazë rajonesh. Spitali Onkologjik bën një punë të lavdërueshme edhe me ngarkesë të plotë. Sigurisht tani ka ardhur koha që këtë dije ta transferojë në spitalet rajonale. Dhe synimi është që modeli i mirë i krijuar në spitalin Onkologjik përsa i përket dhe trajtimit të shërbimit të integruar psiko-social të zhvillohet dhe të organizohet dhe në territor, edhe në spitalet rajonale”.

Duke folur për listën e barnave të rimbursueshme, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se buxheti i vitit 2023 do të ketë një rritje përsa u përket barnave falas për sëmundjet kronike dhe ato tumoriale.

“Ne kemi një fond të rimbursimit të barnave i cili planifikohet që edhe për vitin 2023 të rritet duke shkuar në vlerën 11.4 miliardë Lekë ose 114 milionë Euro për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke filluar nga tumoret, tek sëmundjet kardiovaskulare, tek diabeti, tek hipertensioni, tek sëmundjet neurodegjenerative dhe të gjitha si paketë e plotë. Janë më shumë se 410 mijë qytetarë të cilët trajtohen nëpërmjet terapive të mjekimit për sëmundjet kronike nëpërmjet kësaj skeme. Dhe për vitin që vjen rritet mbulimi pikërisht për të synuar jo vetëm aksesin në terapi mjekimi por edhe për të përfshirë terapi inovatore në trajtimin e sëmundjeve kronike, sëmundjeve jo të transmetueshme”, tha Manastirliu.

Next Post
Meta: Jam i sigurt që opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet lokale

Meta: Jam i sigurt që opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com