Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, eshte shprehur se dëshiron qe të qëndroje tek ekipi katalanas, pavarësisht ofertave te majme nga Anglia.
Manchester United ka shprehur interesim gjate ditëve te fundit për të, por vet lojtari ka kembengulur se do të qëndroje tek Barcelona.
“Dua të vazhdoj me Barcelonën, pavarësisht ofertave multimilionëshe që vijnë nga Anglia. Jemi në fillim të sezonit dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë”, u shpreh Neymar pas fitores kundër Malagas 1-0.
Kjo ndeshje ishte e para për Neymarin këtë sezon, pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak demtimi.