• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush është Andrra, që i mori zemrën Sinanit? (Profil+Foto)

by Java News
30/08/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Cila është femra, që mori mëndtë e Sinanit? Ajo është Andrra Destani. Tanimë bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Sinan Hoxha, është një emër mjaft i përfolur në media. Jo vetëm për shkak të famës së bashkëshortit, por edhe për jetën luksoze që bën ajo dhe familja e saj, modelja 24-vjeçare është vënë në qendër të mediave rozë për muaj me radhë. Në fillim të vitit, në një ndertesë luksoze në Hamburg të Gjermanisë, u shkëmbyen unazat e fejesës të një dashurie, e cila kishte lindur më shumë se dy vjet më parë… në qytetin e dashurisë – Paris. Këngëtari dhe Andrra ishin takuar rregullisht aty.

Sinani nisej nga vendet ku mbante koncerte, ndërsa modelja vinte nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez. Gjithçka ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut deri në atë kohë kur portalet, gazetat dhe revistat u pushtuan nga lajmi se këngëtari i muzikës popullore, më në fund, kishte vendosur t’i jepte fund beqerisë.

Pak kohë më parë, edhe vetë Sinani kishte ngacmuar publikun me deklaratën e tij, ndryshe nga herët e tjera, kur ishte pyetur pse e mbante të fshehtë jetën e tij private: “Unë nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve, por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë show dhe publicitet, por kam zgjedhur një rrugë tjetër, më të drejtpërdrejtë me publikun.”

Ndërsa për statusin, atë për të cilin pyesnin të gjithë dhe gjithmonë, Sinani tha: “Sa për familjen që e dua më shumë nga ç’mendon çdokush, mos kini merak se edhe ajo do të vijë shpejt, me kismet të Zotit, shprehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh.”

Kështu, pas këtyre deklaratave nuk kaloi shumë kohë dhe gjithçka u bë publike.

E lindur në Kumanovë (Maqedoni), Andrra dhe familja e saj kanë emigruar shumë herët në Gjermani për t’u vendosur në Hamburg – vendi që u bë shtëpia e dytë për Sinan Hoxhën. Ceremonia e fejesës, aty ku Andrra mori edhe unazën e famshme me vlerë prej 5 mijë dollarësh, u zhvillua pikërisht në këtë qytet, por këtë herë çifti nuk shpëtoi dot nga vëmendja e publikut. Fillimisht, u publikuan disa foto nga një agjenci kosovare dhe më pas, gjithçka mori dhenë në portale të ndryshme e rrjete sociale. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve për t’i ndjekur ata përgjatë gjithë këtyre muajve, deri në mbrëmjen e 27 gushtit kur ata të dy i thanë “Po, me gjithë zemër” njëri-tjetrit.

andr 4 Andra 2 andra 3 andra 5 Andra

Next Post

“Yugo” në mesin e automobilave më të shëmtuar në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

August 6, 2026
Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

August 6, 2026
Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

August 6, 2026
Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

August 6, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

August 6, 2026
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com